Zvillohet në ambientet e Albanian University Konferenca përmbyllëse në kuadër të projektit PKKZH “Vlerësimi i ekspozimit të ndotjes së ajrit të brendshëm në shkollat 9-vjeçare në Shqipëri”

Në datë 29 qershor, në ambientet e Albanian University u zhvillua konferenca përmbyllëse në kuadër të projektit PKKZH, “Vlerësimi i ekspozimit të ndotjes së ajrit të brendshëm në shkollat 9 vjeçare në Shqipëri”. Projekti u mundësua falë mbështetjes financiare së Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit dhe u zhvillua në partneritet me Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.
Projekti, fryt i një pune voluminoze kërkimore mbi 18 mujore, nën koordinimin shkencor të Prof. Asoc. Nilena Eriksen, u prezantua përpara të interesuarve nëpërmjet referimeve mjaft interesante të gjetjeve të tij duke evidentuar njëkohësisht një sërë rekomandimesh të rëndësishme për përmirësimin e cilësisë së ajrit në ambjentet shkollore.
Një falenderim i veçantë shkon për të gjithë anëtarët e grupit kërkimor, profesorëve, studiuesve të rinj si dhe strukturave menaxhuese të projektit, të cilët përmes punës së palodhur kontribuan në pasurimin e literaturës shkencore me të dhëna relevante për vendin tonë.
Finalizimi me sukses i këtij projekti dëshmon për standardet e larta të Albanian University dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj kërkimit shkencor dhe zhvillimit.