Tiranë, më 23/06/2026
Vend Vakant
Albanian University shpall vend vakant për:
1. Drejtues Departamenti i Psikologjisë së Përgjithshme, Fakulteti i Shkencave Shoqërore
Kandidati duhet të përmbushë kriteret bazuar në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
· të zotërojë titullin akademik Profesor, Profesor i Asociuar ose Gradën Shkencore Ph.D/Dr. në fushën e Psikologjisë
· të ketë eksperiencë në mësimdhënie dhe botime shkencore
· të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale, administrative dhe menaxheriale për pozicionin për të cilin konkuron
· të ketë njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze
· të ketë aftësi të mira komunikimi, organizative dhe ndërpersonale për të udhëhequr me sukses një ekip
· të ketë prioritet udhëheqjen akademike dhe rritjen e departamentit me theks në zhvillimin kurikular, sigurimin e cilësisë dhe zhvillimin stategjik afatgjatë të departamentit
Detyrat kryesore:
a. Organizon dhe drejton punën për hartimin e planeve dhe programeve mësimore për lëndët që mbulon departamenti dhe ndjek zbatimin e tyre;
b. I paraqet Dekanit kandidatët për personel akademik dhe personel akademik të ftuar;
c. I propozon Dekanit masa për shkelje të disiplinës në punë nga personeli akademik i departamentit;
d. Harton në mënyrë periodike analizën e punës mësimore dhe kërkimore të departamentit dhe propozon e merr masa për përmirësimin e mëtejshëm të saj;
e. përfaqëson departamentin dhe vepron në emër të tij në marrëdhënie me Dekanin, Senatin, Rektorin dhe Bordin;
f. në emër të departamentit bën përpjekje të vazhdueshme për krijimin e lidhjeve me institucione homologe dhe promovimin e departamentit;
g. organizon veprimtari të cilat promovojnë arritjet e departamentit nëpërmjet nxitjes së botimeve didaktike-shkencore, përfshirjes ose bashkëpunimit në projekte dhe përditësimit të rubrikave në faqen web të AU-së;
h. ndjek dhe përgjigjet për veprimtarinë mësimore dhe kërkimore të departamentit;
i. organizon dhe drejton punën për hartimin e teksteve mësimore për lëndët që mbulon departamenti;
j. kryen shpërndarjen e ngarkesës mësimore dhe asaj kërkimore të departamentit;
k. bashkëpunon me sekretarinë mësimore në trajtimin e problemeve lidhur me cilësinë e mësimdhënies dhe frekuentimin e përvetësimin e dijeve nga studentët;
l. miraton komisionet e provimeve;
m. propozon përbërjen e komisioneve për provimet e formimit dhe mbrojtjen e temave të diplomave.
Kandidatët duhet të sjellin CV dhe letër interesi brenda datës 29/06/2026, në këtë adresë e-mail: burimenjerezore@albanianuniversity.edu.al


