Fakulteti i Shkencave Mjekësore në Albanian University nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Leiden University Medical Center (LUMC), Holandë

Fakulteti i Shkencave Mjekësore në Albanian University ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e një marrëveshjeje të re bashkëpunimi akademik dhe shkencor me Leiden University Medical Center (LUMC), Holandë.

Kjo marrëveshje strategjike synon forcimin e bashkëpunimit në fushën e kërkimit shkencor, studimeve doktorale dhe inovacionit në stomatologji, duke krijuar mundësi të reja për: Shkëmbimin e stafit akademik dhe kërkimor; mobilitetin e doktorantëve dhe studiuesve të rinj; zhvillimin e projekteve të përbashkëta kërkimore ndërkombëtare; publikime shkencore në revista me impakt të lartë; aplikime të përbashkëta në programe dhe fonde ndërkombëtare kërkimi.

Një fokus i veçantë i bashkëpunimit do të jetë zhvillimi i projektit: “Guided Pterygoid Implant Surgery with Immediate Loading in Severely Atrophic Maxillae” një projekt inovativ që synon avancimin e trajtimeve implantologjike për pacientët me atrofi të rëndë të nofullës së sipërme.

Fakulteti i Shkencave Mjekësore shpreh mirënjohjen e tij për Rektorin e Albanian University, Prof. Dr. Julian Fink, për mbështetjen e vazhdueshme në ndërkombëtarizimin e universitetit, për Prof. Asoc. Erda Qorri për kontributin në krijimin e këtij bashkëpunimi, si dhe për PhD Candidate Genc Zenunaj për angazhimin dhe implementimin e projektit.

Ky partneritet përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të kërkimit shkencor dhe integrimit të Albanian University në rrjetet më prestigjioze akademike dhe kërkimore evropiane.