Përfundon me sukses mobiliteti Erasmus+ Teaching i stafit akademik të Albanian University në Universitetin Federico II të Napolit

Në kuadër të programit Erasmus+, Drejtuesja e Departamentit të Farmacisë, Dr. Aurora Braçe, së bashku me pedagogët Dr. Patricia Daliu dhe Dr. (c) Rialda Xhizdari nga Departamenti i Farmacisë dhe Departamenti i Stomatologjisë, realizuan me sukses një mobilitet akademik në University of Naples Federico II.

Gjatë kësaj eksperience, ato zhvilluan aktivitete mësimdhënëse, takime institucionale dhe shkëmbime profesionale me kolegë të universitetit pritës, duke kontribuar në forcimin e bashkëpunimit ndëruniversitar, shkëmbimin e praktikave më të mira akademike dhe promovimin e ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë.

Ky mobilitet përfaqëson një hap të rëndësishëm në zgjerimin e partneriteteve ndërkombëtare të Albanian University, si dhe në krijimin e mundësive të reja për zhvillimin akademik dhe profesional të stafit të Departamentit të Farmacisë dhe Departamentit të Stomatologjisë.