Javën e kaluar, Drejtuesja e Departamentit të Shkencave, Dr. Fatmira Kola, përfaqësoi Albanian University në kuadër të programit Erasmus+ pranë National University of Political Studies and Public Administration.
Gjatë kësaj jave u zhvilluan diskutime dhe aktivitete akademike mbi metodologjitë e mësimdhënies, kërkimin shkencor dhe shkëmbimin kulturor, duke forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe ndërkombëtar.
Ky bashkëpunim krijon mundësi të rëndësishme për: – shkëmbimin e eksperiencave akademike dhe praktikave më të mira në mësimdhënie; – zhvillimin e projekteve të përbashkëta kërkimore shkencore; – rritjen e mobilitetit të stafit akademik dhe studentëve; – forcimin e lidhjeve ndërkombëtare dhe dimensionit europian të arsimit të lartë; – promovimin e inovacionit dhe cilësisë në kërkimin shkencor dhe procesin mësimor.
Falënderojmë përzemërsisht përfaqësuesit e institucionit pritës për mikpritjen, organizimin dhe eksperiencën kaq interesante dhe frymëzuese.





