Në kuadër të axhendës së trajnimeve për stafin akademik, Njësia e Sigurimit të Brendshëm organizoi trajnimin me temë: E DREJTA E AUTORIT NË KOHËN DIGJITALE: VËSHTIRËSITË DHE MUNDËSITË PËR AKADEMINË. Një temë mjaft aktuale dhe me rëndësi për aktivitetin akademik, sidomos në kohën e përdorimit të gjerë të burimeve dhe platformave digjitale. Trajnimi u referua nga MSc. Borana Ajazi, pedagoge në Departamentin e Shkencave Juridike dhe Politiko-Administrative dhe Drejtoreshë e të Drejtës së Autorit në Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Në këtë trajnim stafi akademik u informua me të dhëna mbi të drejtat e autorit dhe rëndësia në epokën digjitale.





