DEPARTAMENTI I FARMACISË
FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE
ALBANIAN UNIVERSITY
KONFERENCË STUDENTORE FARMACEUTIKE
15 Maj 2026
Departamenti i Farmacisë, Fakulteti i Shkencave Mjekësore, Albanian University, ka kënaqësinë të organizojë Konferencën Studentore Farmaceutike me temë:
“KERKIMI SHKENCOR NË KËNDVËSHTRIMIN STUDENTOR”
Ky aktivitet shkencor synon të promovojë përfshirjen aktive të studentëve në kërkimin shkencor, zhvillimin akademik dhe inovacionin në fushën e shkencave farmaceutike.
Konferenca do të shërbejë si një platformë akademike për prezantimin e punimeve studentore, shkëmbimin e ideve dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet studentëve dhe stafit akademik.
Nëpërmjet kësaj nisme, Departamenti i Farmacisë synon të inkurajojë kulturën kërkimore, mendimin kritik dhe formimin profesional të studentëve si profesionistë të ardhshëm të shkencave farmaceutike.
Fakulteti i Shkencave Mjekësore
15 Maj 2026
Ju mirëpresim!


