Takimi informues me Presidentin e Urdhrit të Farmacistëve

Të nderuar studentë të vitit të katërt dhe të pestë të Programit të Integruar “Master i Shkencave në Farmaci”,

Departamenti i Farmacisë, Fakulteti i Shkencave Mjekësore, pranë Albanian University ka kënaqësinë t’ju njoftojë mbi organizimin e një takimi informues me Presidentin e Urdhrit të Farmacistëve, ditën e nesërme, datë 12 Maj 2026, ora 12.00, salla Lek.3, godina ish Internacional.

Ky aktivitet paraqet një mundësi me rëndësi të veçantë për formimin tuaj profesional, pasi do të ofrojë informacion dhe diskutim mbi:

• rolin dhe funksionimin e Urdhrit të Farmacistëve,

• perspektivat dhe sfidat e profesionit farmaceutik,

• procesin e integrimit profesional pas diplomimit,

• si dhe çështje të tjera me interes për studentët e farmacisë.

Pjesëmarrja juaj vlerësohet si shumë e rëndësishme, duke qenë se aktiviteti synon të afrojë studentët me realitetin profesional dhe institucionet përfaqësuese të profesionit farmaceutik.