Nga data 27 Prill – 1 Maj 2026, Albanian University pati kënaqësinë të mirëpresë një vizitë të rëndësishme akademike nga përfaqësues të Private University College of Teacher Education of Christian Churches Austria, duke forcuar më tej dimensionin ndërkombëtar të institucionit dhe bashkëpunimet në fushën e arsimit të lartë.
Të ftuarit, Prof. Mag. Thomas Schrei dhe PhD. Isabella Benischek, zhvilluan një seri aktivitetesh të pasura akademike dhe profesionale, të cilat krijuan hapësira të vlefshme për dialog, reflektim dhe shkëmbim përvojash:
-Takime me drejtuesit e universitetit dhe stafin akademik, me fokus në zhvillimin institucional dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
– Sesione leksionesh mbi etikën në kërkimin shkencor dhe gjithëpërfshirjen në edukim.
– Aktivitete ndërvepruese dhe diskutime të hapura me studentë përfitues të mobilitetit Erasmus+.
– Vizitë edukative në shkollën speciale “Luigj Gurakuqi”, duke sjellë një dimension praktik të shkëmbimit akademik.
Gjatë kësaj jave, u theksua rëndësia e ndërthurjes së teorisë me praktikën, si dhe roli i bashkëpunimeve ndërkombëtare në rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.
Kjo vizitë përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e partneriteteve akademike dhe në krijimin e mundësive të reja për studentët dhe stafin, duke nxitur inovacionin dhe zhvillimin e qëndrueshëm në arsim.
Së bashku drejt një arsimi më cilësor, gjithëpërfshirës dhe inovativ!









