Leksion i Hapur “Bazat në Implantologji”

Departamenti i Stomatologjise organizon leksionin e hapur Hands on: Bazat në Implantologji,  i cili do të mbahet nga Dr. Ledio Braçe dhe Dr. Ardi Skëndaj.

Leksioni do te zhvillohet më datë 8 Maj 2026 në orën 09:00, në sallën 31 në godinën e ish-Gjykatës.

Të gjithë studentët e stomatologjisë janë të mirëpritur.