Takimi i mbajtur në kuadër të projektit “Research Universities”, i financuar sipas programit Erasmus+, Capacity Building in Higher Education Action, projekti nr. 101179358, u zhvillua më 27-28 prill 2026, në AWSGE në Józefów, Poloni. Ky aktivitet përbënte një moment të rëndësishëm në zbatimin e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar të fokusuar në zhvillimin e kompetencave në fushat e transformimit dixhital, analizës së të dhënave dhe menaxhimit të sistemeve të informacionit në arsimin e lartë. Albanian University Center (AUC) u përfaqësua nga Dr. Orinda Malltezi, e cila ndau me partnerët ndërkombëtarë objektivat dhe mundësitë e bashkëpunimit për fazën e ardhshme të projektit.





