Në ambjentet e Albanian University u zhvillua ditën e premte një takim i rëndësishëm me përfaqësues të klinikës dentare Zahnarztpraxis Jan Vijvinkel.
në Papenburg, Gjermani, Z. Frane Domagoj Jadrijević-Tomas dhe Dr. Jan Hendrik Vijvinkel, në kuadër të një bashkëpunimi midis dy institucioneve (MoU).
Gjatë këtij takimi, studentët e programit të Stomatologjisë patën mundësinë të informohen dhe të diskutojnë mbi programin e “Guest observation”, i cili do t’u mundësojë atyre ndjekjen nga afër të praktikave profesionale pranë kësaj klinike dentare.
Ky program, ndonëse nuk përfshin praktikë klinike direkte, ofron një eksperiencë unike vëzhguese në një mjedis ndërkombëtar profesional. Falë këtij bashkëpunimi studentët pas përfundimit të studimeve, do të kenë mundësi konkrete punësimi pranë kësaj klinike, duke krijuar një urë të rëndësishme mes arsimit universitar dhe tregut ndërkombëtar të punës.
Falenderojmë partnerët tanë për këtë mundësi bashkëpunimi dhe ftojmë studentët e interesuar, të cilët kanë njohuri të gjuhës gjermane të paktën të nivelit B1, të aplikojnë në departament nëpërmjet një letre motivimi.










