Më datë 9 prill, në kuadër të lëndës Kriminalistikë, studentët e Departamentit të Shkencave Juridike dhe Politiko-Administrative në Albanian University zhvilluan një vizitë studimore në ambientet e Policisë Shkencore, nën udhëheqjen e Drejtueses së Departamentit, PhD Fjoralba Zeko dhe lektorit Dr. Mirgen Prençe.
Gjatë kësaj vizite, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me proceset dhe teknikat bashkëkohore të hetimit kriminalistik, analizën e provave materiale, si dhe përdorimin e teknologjisë në zbardhjen e ngjarjeve. Kjo eksperiencë shërbeu si një ndërlidhje e rëndësishme midis njohurive teorike dhe praktikës profesionale, duke kontribuar në përgatitjen dhe zhvillimin e tyre akademik.


