Në kuadër të lëndës “Institucionet financiare dhe politikat e BE-së”, në Departamentin e Shkencave Ekonomike patëm kënaqësinë të mirëprisnim Prof. Todor Arpad, Profesor i Asociuar dhe mbikëqyrës i doktoraturës në Fakultetin e Shkencave Politike brenda Universitetit Kombëtar të Studimeve Politike dhe Administratës Publike (SNSPA).
Gjatë këtij leksioni mjaft interesant dhe interaktiv, studentët u njohën më nga afër me politikat e taksimit në Bashkimin Evropian, si dhe me sfidat që përballen vendet e reja që synojnë apo aderojnë në BE.
Diskutimet u fokusuan në harmonizimin fiskal, balancën mes politikave kombëtare dhe atyre evropiane, si dhe ndikimin e reformave fiskale në zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin financiar.
Ky aktivitet shërbeu si një mundësi e shkëlqyer për shkëmbim idesh dhe për thellimin e njohurive mbi proceset e integrimit evropian.
Falënderojmë Prof. Todor Arpad, për kontributin dhe inspirimin e dhënë studentëve tanë!




