Studentët e Albanian University morën pjesë në programin ndërkombëtar të trajnimit në fushën e Big Data në kuadër të Projektit Res-Uni, i zhvilluar në bashkëpunim me WSGE, Poloni, gjatë periudhës 12–27 Mars 2026.
Ky program përfshiu studentë nga të tre fakultetet e universitetit, duke reflektuar një përfaqësim të gjerë akademik dhe një interes në rritje për zhvillimin e aftësive në teknologjitë e avancuara të të dhënave.
Ky aktivitet është pjesë e angazhimit të Albanian University Center në kuadër të projektit Res-Uni, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian, për të mbështetur ndërkombëtarizimin, inovacionin dhe zhvillimin e kapaciteteve në arsimin e lartë.
#AlbanianUniversityCenter
#AlbanianUniversity
#Res-Uni
#ResearchUniversities


