Tiranë, më 30/03/2026
Vend Vakant
Albanian University shpall vend vakant për pozicionin:
1. Drejtues i Zyrës së Rektorit
Kandidati duhet të përmbushë kriteret e mëposhtme:
· të zotërojë gradën shkencore “Doktor”
· të ketë përvojë akademike
· të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për pozicionin
· të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët
· të ketë aftësitë e nevojshme administrative dhe menaxheriale për pozicionin
Detyrat dhe pergjegjësitë kryesore:
a. Mbështet Rektorin në funksionet akademike, administrative dhe të përfaqësimit.
b. Siguron zbatimin e vendimeve të Senatit Akademik dhe organeve të tjera akademike.
c. Koordinon komunikimin dhe bashkëpunimin me strukturat e brendshme të Universitetit
d. Ndihmon në zhvillimin e partneriteteve dhe përfaqësimin e universitetit në aktivitete publike e akademike.
e. Asiston në propozimin e investimeve dhe nismave strategjike për zhvillimin institucional.
f. Ofron këshillim strategjik dhe konfidencial për Rektorin.
g. Siguron përputhjen e veprimtarisë së Rektoratit me aktet ligjore dhe etike.
h. Administron agjendën, takimet dhe korrespondencën zyrtare të Rektorit.
i. Koordinon komunikimin institucional dhe rrjedhën e dokumentacionit me njësitë akademike dhe administrative.
j. Përgatit materiale informuese, procesverbale dhe komunikime zyrtare.
k. Mirëmban arkivën dhe sistemin e dokumenteve të Rektorit.
l. Ndihmon në mbrojtjen e integritetit institucional dhe menaxhimin e riskut.
m. Përfaqëson Rektorin në takime dhe aktivitete kur delegohet.
n. Mbështet motivimin e stafit akademik dhe administrativ për standarde të larta performance dhe angazhimi profesional.
o. Promovon kulturën e kolegjialitetit, transparencës dhe ekselencës akademike.
p. Bashkëpunon me Këshillin e Etikës dhe organet e tjera institucionale për promovimin e standardeve etike dhe integritetit.
q. Mbështet Rektorin në projektet e zhvillimit institucional, proceset e akreditimit dhe iniciativat strategjike.
r. Koordinon aktivitetet akademike ndër-fakultetare ose ndërdisiplinore sipas udhëzimeve të Rektorit.
s. Ndihmon në forcimin e profilit ndërkombëtar të universitetit dhe promovimin e partneriteteve dhe shkëmbimeve akademike.
t. Promovon dhe mbikëqyr përdorimin e përgjegjshëm të inteligjencës artificiale dhe zhvillimin e infrastrukturës IT.
u. Asiston në hartimin e raporteve institucionale, dokumenteve politike dhe planeve strategjike.
v. Ruan standardet më të larta të integritetit profesional, diskrecionit dhe besnikërisë institucionale.
w. Mban konfidencialitetin për të gjitha çështjet që lidhen me Rektorin dhe Universitetin.
Kandidatët duhet të sjellin CV dhe letër interesi brenda datës 13/04/2026, në këtë adresë e-mail: burimenjerezore@albanianuniversity.edu.al


