Albanian University, Departamenti i Edukimit dhe Anglishtes, realizoi aktivitetin me temē: FILM DOKUMENTAR nē nder të jetës dhe veprës së HAFIZ IBRAHIM DALLIUT.

Albanian University, Departamenti i Edukimit dhe Anglishtes, më datë 6 Mars 2026, nën drejtimin e Dr.Esmeralda Strori realizoi aktivitetin me temē: FILM DOKUMENTAR nē nder të jetës dhe veprës së HAFIZ IBRAHIM DALLIUT, i realizuar pas një hulumtimi të gjatë 10 vjeçar mbi këtë personalitet të veçantë të kulturës shqiptare. Në këtë aktivitet ishte i ftuar skenaristi i dokumentarit Adi Darsi si edhe stërmbesa e rilindasit, Julia Dalliu. Përmes filmit dokumentar studentët u njohën me figurën e H.I.Dalliut, kontributin e rëndësishëm që ka dhënë në mbrojtje të gjuhës dhe arsimit shqiptar. Ky personalitet i rëndësishëm, i lënë në heshtje prej shumë dekadash, na tregon sesa e fuqishme është dashuria për dijen dhe kombin. Figura të tilla, të paçmuara, janë shembuj frymëzimi për brezat e rinj që aspirojnë në rrugën e gjatë të dijes dhe arsimit.