Më 11 mars 2026, në Albanian University, u zhvillua leksioni i hapur në kuadër të kursit “Virtual Exchange for Active Citizens –me temë “Why Science Often Fails to Correct Fake News: A Neglected Aspect”, i mbajtur nga Prof. Dr. Julian Fink, Rektor i Albanian University.
Aktiviteti u hap me fjalën përshëndetëse të Prof. Assoc. Aida Dama, Zëvendës Rektore e univeristetit dhe koordinatore e projektit.
Në ligjëratën e tij, Prof. Fink trajtoi sfidat që has shkenca në korrigjimin e dezinformimit dhe rolin e faktorëve psikologjikë në formimin e bindjeve të publikut.
Eventi ngjalli interes të madh, duke mbledhur mbi 100 pjesëmarrës fizikisht në sallë, si dhe pjesëmarrës online nga universitetet partnere të projektit, duke krijuar një hapësirë të gjerë diskutimi ndërkombëtar mbi fenomenin e fake news dhe rolin e shkencës në shoqërinë bashkëkohore.







