Ekspozite vetjake “Trigonometria shpirtërore”

Ekspozita e Danjollit, është poezi me ngjyra, motive popullore, figura njerëzore, lirike dhe epike, plot dashuri dhe skrupulozitet, tradicionale e moderne, kompozicionale origjinale, simbolike dhe e vërtetë!

Studentët e Albanian University, kanë shembullin më të mirë të mësimit nga ana e tyre, se si dhe sa punohet për të arritur suksesin në Tekstil Dizajn! Urime Profesor Danjolli për këtë ekspozitë me dimensione të shumëanshme. Faleminderit! Faleminderit shumë të pranishmëve në këtë inaugurim të bukur në vazhdën e ekspozitave dinjitoze.

Në këtë ekspozite na kanë nderuar kritiku dhe studiuesi i njohur në artin shqiptar Dr .Ylli Drishti, kritiku mbi problematikat në art Agim Janina, skulptori i mirënjohur nga Durrësi Idriz Balani, skulptori nga Tirana Maks Bushi, piktori Abdulla Gjongecaj, i nderuari Profesor Fisnik Kadiu, drejtues veteran i departamentit dizajn dhe plot vizitorë të tjerë të nderuar si dhe mjaftë studentë.