Albanian University
NUIS J82025002B
Tiranë, më 09/02/2026
Vende Vakante
Viti akademik 2025-2026, semestri i dytë
Albanian University për vitin akademik 2025-2026, semestri i dytë, paraqet si më poshtë vendet vakante për plotësim të personelit akademik dhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët.
Fakulteti i Shkencave Shoqërore
2 vende vakante
A. Departamenti i Psikologjisë së Përgjithshme shpall një (2) vende vakante
I. 1 vend pune për personel akademik me kohë të plotë (kategoria “Profesor”/ “Lektor”) në fushën e Psikologjisë
Kandidatët të cilët aplikojnë për këtë pozicion duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
1. Të kenë mbrojtur minimalisht Doktoraturën në fushën e Psikologjisë
2. Të kenë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë)
3. Të kenë minimumi 3 vite përvojë akademike
4. Të kenë njohuri të mira në një nga gjuhët e Komunitetit Europian. Gjuha Angleze përbën përparësi
5. Të kenë njohuri të mira në një nga profilet e psikologjisë, klinike, shkollore dhe/ose zhvillimore si dhe në lëndët:
– Histori e Mendimit Psikologjik
– Vlerësim Psikologjik në Mjedisin Shkollor
– Psikologji Emocion-Motivacion
– Ndërhyrje të Hershme (në problemet zhvillimore të të nxënit)
– Logoterapi
II. 1 vend pune për personel akademik me kohë të pjesshme (kategoria “Profesor”/ “Lektor”) në fushën e Psikologjisë
Kandidatët të cilët aplikojnë për këtë pozicion duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
1. Të kenë mbrojtur minimalisht Doktoraturën në fushën e Psikologjisë
2. Të kenë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë)
3. Të kenë minimumi 3 vite përvojë akademike
4. Të kenë njohuri të mira në një nga gjuhët e Komunitetit Europian. Gjuha Angleze përbën përparësi
5. Të kenë njohuri të mira në një nga profilet e psikologjisë, klinike, shkollore dhe/ose zhvillimore si dhe në lëndët:
– Metodologjia dhe Instrumentat për Këshillim dhe Orientim Karriere
· Të interesuarit mund të aplikojnë me një CV dhe letër interesi në adresën elektonike e-mail: burimenjerezore@albanianuniversity.edu.al.
· Aplikimet janë të hapura deri më 13 Shkurt 2026


