Thirrje për aplikime – Program Shkëmbimi Ndërkombëtar për studentët e Stomatologjisë

Studentë të Stomatologjisë, ju ftojmë të bëheni pjesë e një eksperience unike profesionale në Gjermani, në klinikën dentare Zahnarztpraxis Jan Vijfvinkel, e cila do të zhvillohet nga 6–17 korrik.

Çfarë ofron programi?

Të gjitha shpenzimet e mbuluara

Eksperiencë ndërkombëtare në një klinikë moderne gjermane

Vëzhgim profesional i praktikës klinike

Njohje me standardet gjermane të stomatologjisë

Mundësi për të fituar njohuri praktike dhe për të zgjeruar rrjetin profesional

Ky program është një mundësi e shkëlqyer për studentët dhe të sapodiplomuarit që dëshirojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre klinike dhe të përjetojnë nga afër sistemin e punës në Gjermani.

Kriter pranimi:

· Njohuri të gjuhës gjermane – minimumi niveli B1.

· Dhe një letër motivimi.

Të gjithë të interesuarit, që e shohin këtë si një mundësi të vlefshme për zhvillimin e tyre akademik dhe profesional, mund të kontaktojnë Departamentin e Stomatologjisë në Albanian University ose të dërgojnë email në: f.nishani@albanianuniversity.edu.al

Mos e humbisni këtë mundësi për të zgjeruar horizontet tuaja profesionale dhe kulturore!