Bazuar në Udhërin Nr. 617 datë 24.12.2025 për “Riorganizimin e Programit të studimit të ciklit të tretë “Doktoratë” në “Shkenca Farmaceutike, në Univeristetin Albanian Univeristy” të Ministrisë së Arsimit, si dhe në Vendimin e Senatit Nr. 3 datë 21.01.2016 “Për miratim e kritereve dhe procedurave të pranimit në programin e studimit të ciklit të tretë” Doktoratë në Shkenca Farmaceutike.
Departamenti i Farmacisë, hap thirrjen për pjesëmarrje të kandidateve të cilët plotësojnë kriteret e poshtëshënuara për këtë program studimi:
Procedurat e aplikimit, përzgjedhjes së doktorantëve bëhen konform Standardeve të Cilësisë për programet e Studimit të Ciklit të Tretë “Doktoratë”, si dhe Rregulloren e Programit të Studimit në Albanian University.
I. Kriteret e pranimit në programin e studimit “Doktoratë”
Departamenti i Farmacisë pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore në Albanian University organizon procesin e pranimit dhe regjistrimit të kandidatëve në programin doktoratë në “Shkenca Farmaceutike”. Kanë të drejtë të aplikojnë kandidatët që:
1. Kanë përfunduar studimet universitare në programin e integruar të ciklit të dytë “Master i Shkencave” në fushën e Farmacisë me vlerësim të mesatares së studimeve mbi 8.0.
2. Diplomë e përfituar jashtë vendit e vlerësuar ekuivalente me diplomat e mësipërme. Në rastin e një diplome të përfituar në Universitete jashtë vendit duhet të paraqitet njehsimi i saj nga MAS.
3. Kandidati duhet të ketë anagazhim akademik në IAL- në ku po aplikon ose në një IAL brenda ose jashtë vëndit.
4. Të ketë përfunduar programin e ciklit të dytë të studimit Master i Shkencave me rezultate të larta, me vlerësim të mesatares mbi 8.0.
5. Të këtë mbrojtur një nga gjuhët e huaja bazuar në Udhëzimin nr 52 datë 3.12.2015 i ndryshuar.
6. Të mos ketë marrë masë disiplinore që burojnë nga prona intelektuale apo shkelje të rregullave të plagjaturës.
7. Deklaratë e Udhëheqësit Shkencor (pas përzgjedhjes) .
8. Të mos jenë nën masa disiplinore ose ndalim profesional.
II. Kërkesa e kandidatit për pranimin në programin e studimit të ciklit të tretë “Doktoratë” duhet të përmbajë dokumentet, si më poshtë:
a. Formular aplikimi (pranë departamentit);
b. Curriculum Vitae;
c. Kopje e njehsuar me origjinalin (noterizuar) e diplomës së ciklit të dytë “Master i Shkencave” dhe vërtetimit të notave të lëndëve të zhvilluara gjatë ciklit të dytë të studimeve për të fituar diplomën “Master i shkencave”;
d. Kopje e noterizuar e vërtetimit të mbrojtjes të paktën një prej pesë gjuhëve të huaja të BE, të përcaktuara në aktet ligjore e nënligjore;
e. 2 rekomandime nga dy personel akademik i kategorisë Profesor;
f. Deklaratë e pranimit të udhëheqësit shkencor për ta udhëhequr kandidatin (pas përzgjedhjes);
g. Deklaratë vetjake e studentit për përballimin e shpenzimeve të programit të studimeve të doktoratës;
h. Dëshmi penaliteti;
i. Dy foto personale;
Informacion shtesë
a) Afati i publikimit dhe dorëzimit të dokumentave: 1 muaj
b) Dorëzimi i dokumentave: Departamenti i Farmacisë, Godina ish – Internacionali, Rruga “Kajo Karafili”, Nr. 22 , Tiranë
c) Person kontakti (për dorëzimin e dokumentave): Dr Aurora Brace – Koordinatore e Programit të ciklit të dytë “Master i Shkencave” në “Farmaci”


