Departamenti i Shkencave Ekonomike në Albanian University në drejtimin e Dr.Fatmira Kola në bashkëpunim me Pedagogen Zj.Eriona Xhaferraj (Ibra) ka kënaqësinë t’ju ftojë në një leksion të hapur me temë: Fondet e Pensionit dhe Fondet e Investimit në Shqipëri
Leksioni do të mbahet nga Z. Admir Ramadani, përfaqësues i Albsig Invest, i cili do të ndajë me studentët përvojën profesionale, njohuri praktike dhe perspektiva reale mbi funksionimin e tregut financiar dhe rëndësinë e planifikimit afatgjatë.
Një mundësi e vlefshme për studentët për të lidhur teorinë me praktikën, për të zgjeruar horizontin profesional dhe për të bashkëvepruar drejtpërdrejt me ekspertë të fushës.
Ju mirëpresim!



