Vende Vakante

Vende Vakante
Albanian University

 

I. Në kuadër të plotësimit të stafit akademik për semestrin e II-të të vitit akademik 2017 – 2018, Fakulteti i Shkencave te Aplikuara dhe Ekonomike shpall:

11 vende vakante

Specifikisht

  1. Departamenti i Inxhinierive: 3 vende vakante;
  2. Departamenti i Arkitekturës: 4 vende vakante;
  3. Departamenti i Shkencave Ekonomike: 4 vende vakante;

Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët, bazuar në përcaktimet e bëra në Statutin dhe Rregulloren e Institucionit, “Ligjin për Arsimin e Lartë 80/2015” dhe në aktet nënligjore të dala në zbatim të tij, janë si më poshtë:

  • Të kenë përfunduar ciklin e dytë të studimeve në profilin përkatës, sipas lëndës që do të mbulojnë me mesatare mbi 8 (tetë);
  • Preferohet eksperiencë në mësimdhënie dhe eksperiencë profesionale, e lidhur me lëndën që do të mbulojnë;
  • Preferohet që aplikantët të kenë gradën shkencore “Doktor”.
  • Të zotërojnë aftësitë e nevojshme personale për vendin e punës, si aftësi komunikimi.
  1. Sipas kërkesave të Departamentit të Inxhinierive shpallen 3 vende vakante si më poshtë vijon:
  1. 1 vend pune për personel akademik me kohë të plotë (profesorë/lektorë) në fushat e Inxhinierisë Elektrike ose ekuivalente.

Kandidatët për këto vende pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  1. Të kenë mbrojtur doktoraturën në fushat e Inxhinierisë Elektrike ose ekuivalente.
  2. Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë).
  3. Të kenë minimumi 3 vjet eksperiencë pune.
  4. Të kenë njohuri të mira në një gjuhë të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh.
  5. Të kenë njohuri të mira në lëndët:
  • Cilësia, normativa, legjislacioni teknik
  • Transmisione elektrike
  • Makina elektrike 2
  1. 1 vend pune për personel akademik me kohë të plotë (profesorë/lektorë) në fushat e Inxhinierisë Elektronike ose ekuivalente.

Kandidatët për këto vende pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  1. Të kenë mbrojtur doktoraturën në fushat e Inxhinierisë Elektronike ose ekuivalente.
  2. Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë).
  3. Të kenë minimumi 3 vjet eksperiencë pune.
  4. Të kenë njohuri të mira në një gjuhë të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh.
  5. Të kenë njohuri të mira në lëndët:
  • Teoria e fushës elektromagnetike/Elementë të fushës elektromagnetike
  • Elektronika e fuqisë
  • Arkitektura e sistemeve të kontrollit
  • Elektronika analoge
  • Përpunim numerik i sinjaleve
  • Elektronika e aplikuar në mekatronikë
  • Projektim i qarqeve dixhitale
  1. 1 vend pune për personel akademik me kohë të plotë (profesorë/lektorë) në fushat e Inxhinierisë Elektronike, Teknologjisë së Informacioni, Inxhinierisë Kompjuterike/Informatike ose ekuivalente.

Kandidatët për këto vende pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  1. Të kenë mbrojtur doktoraturën në fushat e Inxhinierisë Elektronike, Teknologjisë së Informacioni, Inxhinierisë Kompjuterike/Informatike ose ekuivalente.
  2. Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë).
  3. Të kenë minimumi 3 vjet eksperiencë pune.
  4. Të kenë njohuri të mira në një gjuhë të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh.
  5. Të kenë njohuri të mira në lëndët:
  • Teoria e trafikut
  • Rrjeta telematike
  • Arkitektura e kompjuterave
  • Baza të dhënash 2
  • Teknologjia WEB
  • Programim në ambjente të shpërndarë 2
  • Sistemet e informacionit
  1. Sipas kërkesave të Departamentit të Arkitekturës shpallen 4 vende vakante në profilet e mëposhtme:
  • Histori Arti II – një pedagog me të paktën gradën Doktor Shkencash.
  • Anatomi Artistike – Një pedagog me të paktën gradën Doktor Shkencash.
  • Bazat e pikturës – Një pedagog me të paktën gradën Doktor Shkencash.
  • Menaxhim Arti– Një pedagog me të paktën gradën Doktor Shkencash.

 

Kandidatët për këto vende pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  1. Të kenë mbrojtur Doktoraturën në fushat e Arkitekturë / Urbanistikë / Inxhinieri / Arte / Dizajn.
  2. Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë) të studimeve Master, nëse nuk ka Doktoraturë.
  3. Të kenë minimumi 3 vjet eksperiencë në mësimdhënie.
  4. Të kenë njohuri të mira në lëndët që duan të angazhohen.

    Sipas kërkesave të Departamentit të Shkencave Ekonomike shpallen 4 vende vakante si më poshtë vijon:

 

  1. 4 vende pune për personel akademik me kohë të plotë (Profesorë / Lektorë) në fushat e Financës, Manaxhimit ose ekuivalente.

Kandidatët për këto vende pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  1. Të kenë mbrojtur Doktoraturën në fushat e Financës, Manaxhimit ose ekuivalente.
  2. Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë) të studimeve Master, nëse nuk ka Doktoraturë.
  3. Të kenë minimumi 3 vjet eksperiencë në mësimdhënie.
  4. Të kenë njohuri të mira në një gjuhë të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh.
  5. Të kenë njohuri të mira në lëndët që duan të angazhohen.

Te interesuarit mund te paraqesin nje CV dhe leter Interesi prane Zyres se Burimeve Njerezore ose me e-mail: burimenjerezore@albanianuniversity.edu.al brenda dates 10 Shkurt 2018.

II.  Departamenti i Inxhinierive pranë  Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike në “Albanian University” shpall vend vakant – Laborant për laboratorët e Inxhinierive.

Të interesuarit duhet të kenë diplomën Master i Shkencave në fushën përkatëse, të kenë njohuri mbi pajisjet e laboratorit, të ketë eksperiencë pune.

Aplikimi bëhet me një CV dhe letër interesi deri më datë 20 Dhjetor 2017, pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore ose 

e-mail: burimenjerezore@albanianuniversity.edu.al

III. Albanian University paraqet vendet vakante për Dizajner si më poshtë:

Lëndët
1-Ilustrim
2-Anatomi Artistike
3-Grafike
4-Arti Grafik i Botimeve
5-Histori Arti II
6-Art 2D (Photoshop, Ilustrator, InDesign, CorelDRAW)
7-Bazat e piktures
8-Art 3D (3d Max)
9-Menaxhim Arti

Kandidatet duhet te sjellin CV dhe leter interesi brenda 05 Shkurt 2018 ne kete adrese e-mail: burimenjerezore@albanianuniversity.edu.al