Takim informues: Electrical Engineering STudents’ European assoCiation

“Klubi Studentor i Inxhinierive” organizon më datë : 16 Janar ora 13:00, Salla e Studimit pranë Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike, Rruga e Kavajës, takim informues për studentët për veprimtarinë e organizatës EESTEC.

Electrical Engineering STudents’ European assoCiation është një organizatë jo politike, jo fitim-prurëse, jo qeveritare e cila përbëhet dhe trajnon studentë të profilit elektrik, elektronik dhe kompjuterik Universitar, Institucional dhe të Shkollave Teknike në Europë. Aktualisht , EESTEC gjendet në 54 universitete të Europës.