Senati Akademik

Prof.Dr Vera Ostreni : Rektor

Prof.Dr Vera Ostreni

Rektor

v.ostreni@albanianuniversity.edu.al

Prof. Dr. Vera Ostreni e diplomuar në Fakultetin e Mjeksisë, UT, dega Mjeksi e Përgjithshme, e specializuar në Neurologji dhe Laborator Klinik, që nga viti 2005 e në vazhdim është angazhuar pranë Albanian University në mësimdhënie të lëndës së Histologjisë, në degën e Stomatologjisë. Duke filluar nga viti 2010 e në vazhdim drejton programet mësimore te nivelit Bachelor  në degën e Infermierisë dhe Fizioterapisë dhe programin master profesionalne Infermieri Kirurgjikale. Në Shtator të vitit 2012 është emëruar zv/rektore e AU për procesin mësimor. Pas një eksperience dy vjecare si zëvëndësrektore, në fillim të vitit akademik 2014-2015 emërohet Rektore pranë Albanian University.

Prof. Dr. Akademik Anesti Kondili : Zv/Rektor

Prof. Dr. Akademik Anesti Kondili

Zv/Rektor

a.kondili@albanianuniversity.edu.al

Prof.Dr. Akademik Anesti Kondili, gjatë vitit 2011 ka qënë i ngarkuar me detyrën e zv. Rektorit për Politika dhe Zhvillim Institucional. Qe nga viti 2012 është emeruar si Zv. Rektor. Ka marë pjesë në zhvillimin e lëndës së sëmundjeve të Brendshme pranë Fakultetit të Mjeksisë, Departamenti i Stomatologjisë. Gjatë vitit 2012 ka marrë pjesë në organizimin dhe përpilimin e programeve të specializimit që duke filluar nga viti 2012 do të zhvillohen pranë Departamentit të Stomatologjisë të këtij Universiteti.

Prof.Asoc.Dr. Aida Dama : Zv/Rektore

Prof.Asoc.Dr. Aida Dama

Zv/Rektore

a.dama@albanianuniversity.edu.al

Prof. Asoc. Dr. Aida Dama në vitin 2008 ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin e Farmacisë, pranë Universitetit të Studimeve Firenze, Itali. Në vitin 2012, pranë këtij universiteti, ka mbrojtur doktoratën duke përfituar titullin Ph.D. ("Doktor i Shkencave"), pranë Departamentit të Mjekësisë Eksperimentale dhe Klinike, Universitetit të Studimeve Firenze, Itali. Në vitin 2012 Prof. Asoc. Dr. Aida Dama është angazhuar pranë Albanian University (AU), si pedagoge e brendshme pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore si dhe Koordinatore e Zyrës së Doktoraturave. Në vitin 2013 e në vazhdim është angazhuar si Drejtuese e Departamentit të Farmacisë pranë këtij universiteti dhe në fillim të vitit akademik 2016-2017 emërohet Zv. Rektore për procesin mësimor pranë AU. Prof. Asoc.Dr Aida Dama ka pasur një aktivitet të ngjeshur pedagogjik dhe kërkimor shkencor. Është nismëtare dhe organizatore e mjaft aktiviteteve shkencore bashkëpunuese me universitete dhe pedagogë vendas dhe të huaj në fushën e shkencave mjekësore si dhe autore e mjaft artikujve shkencor të botuar në revista kombëtare e ndërkombëtare.

Dr.Sh. Med Erda Qorri : Dekane e Fakultetit të Shkencave Mjekësore

Dr.Sh. Med Erda Qorri

Dekane e Fakultetit të Shkencave Mjekësore

e.qorri@albanianuniversity.edu.al

D.Sh. Med Erda Qorri ështe diplomuar në Fakultetin e Mjekesisë dhe Farmacisë, Universiteti Mjekesisë Dentare “Carol Davila” Bukuresht në 2004. Ka finalizuar studimet postuniversitare si Mjeke Specialiste Kirurge Orale pranë Kliniëks Universitare “Dan Theodoresu” në Bukuresht dhe në 2013 ka marrë titullin Doktor i Shkencave ne Stomatologji pranë Katedrës së Periodontologjisë në Bukuresht ku mbron me vlerësim maksimal temën: “Retraksioni gingivar. Forma klinike dhe modalitete trajtimi”. Nga viti 2010 e në vazhdim ështe pjesë e stafit akademik në Albanian University dhe lektore e Kirurgjise Oro - Maksilo – Faciale dhe e Mjekesise Orale. Në 2013 ajo bëhet koordinatore dhe anëtare e redaksisë së Revistës shkencore “Optime “. Ajo eshte Koordinatore Shkencore e Shkolles së Specializimeve ne Albanian University ne deget Kirurgji Orale, Kirurgji Oro-Maksilo-Faciale, Implantologji dhe Ortognatodonci D.Sh. Med Erda Qorri eshte bashkëautore në libra shkencorë të botuar jashtë vendit si dhe autore e shumë artikujve të botuara në revista kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe ka marrë pjese dhe ka organizuar Konferenca Shkencore Stomatologjike kombëtare dhe ndërkombëtare duke sjellë kontribut shkencor në degën e stomatologjsë.

Dr. Shk. Med.Elona Kongo : Drejtuese e Departamentit të Stomatologjisë

Dr. Shk. Med.Elona Kongo

Drejtuese e Departamentit të Stomatologjisë

e.kongo@albanianuniversity.edu.al

Dr. Elona Kongo ёshtё diplomuar mjeke stomatologe nё vitin 1999 nё fakultetin e Mjekёsisё Tiranё. Nё vitin 2008 ka kryer Master nё Ortodonci. Nё vitin 2015 ka pёrfunduar specializimin 3-vjeçar nё Ortodonci pranё Albanian University. Nё nёntor 2015 ka marё titullin Doktor i Shkencave Mjekёsore. Prej shkurtit 2007 e nё vazhdim ёshtё pedagoge e lёndёs sё Ortodoncisё nё Fakultetin e Shkencave Mjekёsore tё Albanian University. Dr Elona Kongo ka marё pjesё me prezantime orale dhe poster nё aktivitete tё ndryshme shkencore tё organizuara brenda dhe jashtё vendit. Pjesё e aktivitetit tё saj shkencor janё dhe artikuj tё botuara nё revista tё ndryshme shkencore.

Dr. Dorina Dervishi : Drejtuese e Departamentit të Farmacisë

Dr. Dorina Dervishi

Drejtuese e Departamentit të Farmacisë

d.shengjergji@albanianuniversity.edu.al

Dr. Dorina Dervishi (Shëngjergji) ka kryer studimet universitare në Fakultetin e Farmacisë pranë Universitetit të Padovës, Itali. Nga viti 2007 është angazhuar si pedagoge e Brendshme dhe Asistente pranë Departamentit të Farmacisë, në Albanian University. Në vazhdim, për një periudhë të shkurtër, ka mbuluar rolin e Përgjegjëses së Departamentit. Në shkurt të vitit 2016 ka marrë titullin Doktor në Shkenca Farmaceutike, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Në tetor 2016 Dr. Dorina Dervishi riemërohet Përgjegjëse e Departamentit të Farmacisë.

Prof. Asc. Dr. Fatmir Tartale : Dekan i Fakultetit të Shkencave Shoqërore

Prof. Asc. Dr. Fatmir Tartale

Dekan i Fakultetit të Shkencave Shoqërore

f.tartale@albanianuniversity.edu.al

Dr. Fatmir Tartale nga  nëntori i vitit 2006 – marsin e vitit 2010 ka ushtruar detyrën e Dekanit të Fakultetit të Shkencave Shoqerore. Më pas nga marsi 2010 – qershor 2011 zv. Dekan i këtij Fakulteti dhe në vazhdim Dekan i Fakultetit të Shkencave Shoqërore, duke u inkuadruar njëkohësisht në proçesin e mësimdhënies, në lënde të specialitetit në Departamentin e Shkencave Juridike. Ai është anëtar i Këshillit Botues të Revistës Optime dhe anëtar i Këshillit Shkencor të Insitutit të Studimeve e Kërkimeve Shkencore dhe të Zhvillimit në Albanian University.

Dr. Ismail Tafani : Drejtues i Departamentit të Shkencave Juridike

Dr. Ismail Tafani

Drejtues i Departamentit të Shkencave Juridike

i.tafani@albanianuniversity.edu.al

Dr. Ismail Tafani ka përfunduar studimet doktorale në Itali, në Universitetin e Bolonjës në Qershor 2014, me vlerësimin maksimal nga komisioni vlerësues. Dr. Tafani është diplomuar në Universitetin e Bolonjës për Drejtësi. Fusha e ekspertizës së Dr. Tafanit është “E Drejta Kushtetuese”. Gjatë studimeve doktorate Dr. Tafani ka bashkëpunuar si asistent në katedrën E Të Drejtës Kushtetuese, në aktivitetin kërkimor e didaktik të saj, në bashkëpunim me Prof. Luca Mezzetti e Prof. Michele Belletti, nën udhëheqjen e Prof. Andrea Morrone. Bashkëpunimin si asistent Dr. Tafani e ka filluar me Prof. Susanna Mancini, gjatë mbrojtjes së diplomës së masterit, në të Drejtën Publike të Krahasuar, po në Universitetin e Bolonjës. Aktualisht është pedagog i brendshëm si edhe Drejtues i Departamentit të Shkencave Juridike.

Dr. Elisabeta Kafia : Drejtuese e Departamentit të Psikologjisë së Përgjithshme

Dr. Elisabeta Kafia

Drejtuese e Departamentit të Psikologjisë së Përgjithshme

e.kafia@albanianuniversity.edu.al

Dr. Elisabeta Kafia ka përfunduar studimet doktorale për Psikologji-Pedagogji në Universitetin e Tiranës në Prill 2015, me vlerësimin maksimal nga komisioni vlerësues. Fusha e ekspertizës së Dr. Kafia është trajtimi psikologjik dhe pedagogjik i fëmijëve me aftësi të kufizuar dhe arsimi gjithëpërfshirës. Gjatë studimeve doktorate Dr. Kafia është angazhuar maksimalisht në veprimtari kërkimore e shkencore brenda e jashtë vendit. Dr. Kafia ka një eksperiencë të konsiderueshme edhe në administratën publike dhe në bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes. Aktualisht është pedagoge e brendshme si edhe Drejtuese e Departamentit të Psikologjisë së Përgjithshme prane Albanian University. Njëkohësisht Dr. Kafia është edhe Pedagoge e Jashtme në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës.

MSc. Estela Kokalari : Drejtuese e Programit të studimit, Dizajn

MSc. Estela Kokalari

Drejtuese e Programit të studimit, Dizajn

e.kokalari@albanianuniversity.edu.al

MSc.Ark. Estela Kokalari ka përfunduar studimet universitare të nivelit të dytë në Fakultetin e Arkitekturës dhe Inxhinierive, dega “Master i Shkencave në Arkitekturë” pranë “Albanian University”- Tiranë.

Gjatë studimeve universitare ka qënë vazhdimisht e angazhuar në trajnime, ekspozita punimesh të organizuara nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Inxhinierive.

Pas finalizimit me sukses të studimeve universitare angazhohet pranë Departamentit të Arkitekurës të “Albanian University”- Tiranë, si asistente departamenti dhe në të njëjtën kohë asistente pedagoge në lëndët: “Projektim Ambiental” dhe “Arkitekturë Interieri”, nën asistencën e profesorëve italianë të ardhur nga bashkëpunimi me Universitetin e Pizës, Fakultetin e Inxhinierive “Leonardo da Vinci”- Itali.

Nga viti 2012 e në vazhdim ka kontribuar në mësimdhënie pranë Departamentit të Arkitekturës, si pedagoge e brendshme, ku ka zhvilluar leksione dhe seminare për studentët e degëve: “Master i Shkencave në Arkitekturë” dhe Bachelor në “Dizajn”.

Pas një eksperience 4 vjeçare në Departamentin e Arkitekturës emërohet në fillim të vitit akademik 2015-2016, Drejtuese e Programit të Studimit Bachelor në “Dizajn”.

Dr. Genta Rexha : Drejtues i Departamentit të Inxhinierive

Dr. Genta Rexha

Drejtues i Departamentit të Inxhinierive

genta.rexha@albanianuniversity.edu.al

Dr. Ing. Genta Rexha ka mbaruar studimet e larta në vitin 2007, pranë “Universitetit të Dytë të Napolit” në Itali, në Inxhinieri Aero-Hapësinore. Në vitin 2010, po në këtë universitet, ka mbrojtur titullin Doktor i Shkencave në “Shkenca dhe Teknologji Aero-Hapësinore – drejtimi Inxhinerik”, me temë “Dinamika e sospensioneve të holluara; Sfera dhe nanotuba”. Nga fundi i vitit 2010 deri në qershor të 2011 ka punuar në Institutin e Motorave në Napoli, pjesë e Qendrës Kombëtare të Kërkimit Shkencor në Itali. Nga nëntori 2013 në shtator 2014 ka punuar si pedagoge dhe shefe e Departamentit të Inxhinerive, pranë Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike të ”Albanian University”. Më pas për dy vjet është angazhuar si pedagoge e brendshme pranë Universitetit të Elbasanit "Aleksandër Xhuvani". Prej nëntorit 2016 rikthehet si pedagoge dhe shefe pranë departamentit të Inxhinerive të ”Albanian University”.

Dr.Alketa Marku : Pedagoge

Dr.Alketa Marku

Pedagoge

a.marku@albanianuniversity.edu.al

Dr. Alketa Marku në vitin 2005 ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin e Shkencave Politike, pranë Universitetit të Romës “La Sapienza”, Itali. Në vitin 2006, pranë këtij universiteti, ka përfunduar studimet Master Ekzekutiv, ndërsa në vitin 2010 ka mbrojtur doktoratën duke përfituar titullin Ph.D. ("Doktor i Shkencave"), pranë Departamentit të Sudimeve Politike, Universiteti i Romës “La Sapienza”, Itali. Që prej vitit 2009   është angazhuar pranë Albanian University (AU), si pedagoge e brendshme pranë Departamentit të Shkencave Politiko-Administrative, si Koordinatore e Zyrës së Masterave  dhe në vijim si Koordinatore e Zyrës së Kërkimit Shkencor dhe Zhvillimit. Aktualisht është Përgjegjëse e Zyrës së Koordinimit të Kërkimit Shkencor dhe Botimeve Akademike.

Dr. Alketa Marku është autore dhe bashkëautore e një monografie dhe teksti universitar, autore e disa   artikujve të botuara në revista kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe pjesëmarrëse në mjaft Konferenca Shkencore brenda dhe jashtë vendit.