Sekretaria Mësimore

Sekretaria Mësimore është struktura bazë administrative ndihmëse në shërbim të proҫesit mësimor në Universitet. Ajo përgjigjet për  organizimin dhe mirëfunksionimin e proҫesit të regjistrimeve, të transferimeve, të provimeve, për proҫesin e lëshimit të diplomave, si dhe mbajtjen e regjistrit të të dhënave të studentëve.Sekretaria Mësimore përbëhet nga Kryesekretari dhe sekretarët, te cilët emërohen dhe shkarkohen nga detyra nga Administratori me propozim të Sekretarit të Përgjithshëm.

Funksionet kryesore të sekretarit të sekretarisë mësimore janë:

  • Regjistron studentët në ҫdo fillim viti akademik;
  • Përpilon regjistrat mësimor të grupeve të studentëve.
  • Regjistron të gjitha të dhënat e studentëve në arkivin kompjuterik, sipas vitit dhe sipas grupeve, dhe e përditëson këtë arkiv me notat e provimeve të studentëve;
  • Ndjek vijueshmërinë dhe korrektësinë e stafit akademik në plotësimin e proҫesverbaleve të provimeve dhe raporton mbi të;
  • Shpërndan dhe merr në dorëzim proҫes-verbalet me datat dhe lëndët;
  • Hedh notat në regjistrin përkatës elektonik;
  • Përpilon statistika rreth studentëve dhe i dërgon të dhënat Dekanit, Zëvëndësdekanit dhe Përgjegjësit të Departamentit për proҫesin mësimor.
  • Përpilon dhe firmos vërtetime notash të kërkuara nga studentët;
  • Informon studentët dhe pedagogët për ҫështje organizative dhe teknike që lidhen me provimet;
  • Sekreton fletët e provimit në sesionet përkatëse;
  • Informon në mënyrë operative mbi orare, salla mësimi e provime;
  • Shpall në sekretari grafikun e provimeve;
  • Nuk lejon që të bëhen të njohura të dhënat personale të studentëve lidhur me ecurinë e tyre gjatë viteve të studimit, përvec personave të familjes, ose organeve kompetente të paisur me leje nga Dekani;
  • Mban përgjegjësi ligjore për saktësinë e dokumentave të hartuara e të lëshuara që i përcillen për firmë istancave më të larta;
  • Mban përgjegjësi për raportimet e kryera, lidhur me rregjistrat mësimor dhe tdhenat që ato përmbajnë;