Pse Albanian University ?

pse-au

Albanian University, prej më shumë se një dekade është pjesë e denjë e institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri, duke kontribuar në formimin profesional dhe intelektual të elitave të vendit tonë. Ne ofrojmë, të paktën 10 arsye të forta pse duhet të zgjidhni AU.

1. Staf akademik i kualifikuar me rreth 200 pedagogë të brendshëm, mbi 70 me titullin Dr. shkencash dhe rreth 20 Prof.Asoc.Dr. dhe Prof. Dr.
2. Rreth 6000 studentë aktualë dhe rreth 10.000 studentë të diplomuar janë shifra të cilat dëshmojnë nga viti në vit rritjen e cilësisë dhe arritjeve në Albanian University falë vlerave si: korrektësia organizative, cilësia në çdo iniciativë akademike, përgjegjshmëria në arritjen e standardeve.
3. Albanian University ofron mbështetje financiare me bursa ekselence dhe sociale, në promovimin dhe nxitjen e studentёve mё tё mirë.
4. Pjesa më e madhe e studentëve të diplomuar janë të punësuar; Misioni i zyrës së karrierës dhe Alumnit është të rrisë punësimin e studentëve si dhe t’i ndihmojë ata të zhvillojnë potencialin e tyre të plotë dhe të kenë një performancë sa më të lartë në tregun e punës.
5. Partnerë me universitetet më në zë europiane; Organizimi i eventeve shkencore të përbashkëta, konfrontimi mes profesionistësh të fushave të ndryshme.
6. Ofron një gamë të gjerë programesh studimi nga më bashkëkohoret duke i ofruar mundësi studentëve të bëjnë zgjedhjen më të mirë për një të ardhme të sigurt.
7. Paisur me laboratorë të standarteve të larta në programe të ndryshme studimi të nevojshëm për një mësimdhënie të plotë, efiçente dhe efektive.
8. Përfaqësimi i studentëve në organet vendimmarrëse.
9. I pozicionuar në qendër të Tiranës me mjedise dhe infrastrukturë bashkëkohore si auditorë modernë, laboratorë, biblioteka, ambientet e shërbimeve të ndryshme si fotokopja, salla e internetit, bar-restoranti.
10. Larmi në aktivitete ekstrakurrikulare, ngritja dhe funksionimi i klubeve të shumta studentore.