Proçedurat e aplikimit 2017 – 2018;

 

Të gjithë maturantët/kandidatët, për ndjekjen e studimeve në Albanian University, në programet e ciklit te parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional dhe në programet e integruara të ciklit të dytë, me kohe të plotë, duhet të kryejnë procesin e aplikimit online në Portalin e Maturës Shtetërore online:www.matura.qsha.gov.al

 

 

RAUNDI I PARE

deri me datë 18 korrik 2017

Kandidatët për studentë duhet të kenë kryer pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 leke,në zyrat e postës shqiptare ose në banka të nivelit të dytë dhe ta ketë dorëzuar atë në shkollën ku ata kanë kryer aplikimin e formularit A1/A1Z.
Pas kësaj, sekretaritë mësimore te shkollave , hedhin në portalin e Maturës Shtetërore online notën mesatare sipas VKM nr.346 dt.19.04.2017

20-29 korrik 2017

Kryhet aplikimi në portalin e maturës shtetërore online (sipas kalendarit bashkëlidhur udhëzimit nr 15 date 19.05.2017, shtojca nr.1), ku kandidatët për studentë kanë të drejtë të zgjedhin deri në 10 programe studimi nga lista e programeve që ofohen nga IAL për vitin akademik 2017-2018.

brenda datës 28 gusht 2018

“Albanian University”, afishon dhe publikon listat e renditjes se aplikantëve në varësi të pikëve që kanë grumbulluar,  në faqen elektronike zyrtare dhe në mjediset publike të saj, duke respektuar përcaktimet e kuadrit ligjor për mbrojtjen e te dhënave personale.

29 gusht deri ne 11 shtator 2017

Të gjithë kandidatët që janë shpallur fitues në “Albanian University”, duhet të kryejnë procesin e regjistrimit online dhe me dokumentacion në sekretarinë mësimore të “Albanian University”.                                                                                        

Kur aplikanti është shpallur fitues, duhet të paraqitet pranë Albanian Univesity, brenda afatit 48-orësh.                                                                                               

Nëse aplikanti nuk regjistrohet brenda afatit 48-orësh, ai e humbet të drejtën e regjistrimit në ato programe studimi ku ishte shpallur fitues në atë fazë.

 

 

 

RAUNDI I DYTE / për kuotat e paplotësuara

 

deri me date 14 shtator 2017

Kandidatët për studentë duhet të kenë kryer pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 leke,në zyrat e postës shqiptare ose në banka të nivelit të dytë dhe ta ketë dorëzuar atë në shkollën ku ata kanë kryer aplikimin e formularit A1/A1Z.
Pas kësaj, sekretaritë mësimore te shkollave , hedhin në portalin e Maturës Shtetërore online notën mesatare sipas VKM nr.346 dt.19.04.2017

 

15-22 shtator 2017

Kryhet aplikimi në portalin e maturës shtetërore online (sipas kalendarit bashkëlidhur udhëzimit nr 15 dt. 19.05.2017, shtojca 2), ku kandidatët për studentë kanë të drejtë të zgjedhin deri ne 10 programe studimi  nga lista e programeve që ofohen nga IAL për vitin akademik 2017-2018.
Kanë të drejtë të aplikojnë:
1. Kandidatë të cilët kanë plotësuar formularin A1/A1Z por nuk kanë arritur të aplikojnë në raundin e parë për arsye të ndryshme;
2. Kandidatë të cilët kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë por nuk janë shpallur fitues ose nuk kanë arritur të regjistrohen.                                          

3. Kandidatë të cilët janë çregjistruar pas përfundimit të raundit të parë.

 
 
 

brenda datës 30 shtator 2017

  1. “Albanian University”, afishon dhe publikon listat e renditjes se aplikantëve në varësi të pikëve që kanë grumbulluar,  në faqen elektronike zyrtare dhe në mjediset publike të saj, duke respektuar përcaktimet e kuadrit ligjor për mbrojtjen e te dhënave personale.
 

1-14 tetor 2017

  1. Të gjithë kandidatët që janë shpallur fitues në “Albanian University”, duhet të kryejnë procesin e regjistrimit online dhe me dokumentacion në sekretarinë mësimore të “Albanian University”.                                                                                    
  2. Kur aplikanti është shpallur fitues, duhet të paraqitet pranë AlbanianUnivesity, brenda afatit 48-orësh.                                                                                            
  3. Nëse aplikanti nuk regjistrohet brenda afatit 48-orësh, ai e humbet të drejtën e regjistrimit në ato programe studimi ku ishte shpallur fitues në ate fazë.