Përshëndetja e Rektorit

Prof.Dr.Vera OstreniStudentë të dashur !

Në emër të stafit akademik dhe në emrin tim, ju uroj mirëseardhjen tuaj në Albanian University për vitin akademik 2016-2017. Albanian University, prej më shumë se një dekade është pjesë e denjë e institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri , duke kontribuar në formimin profesional dhe intelektual të elitave të vendit tonë. Ne u rritëm e u zhvilluam hap pas hapi, duke u bërë gjithmonë e më të kompletuar në fushën e Arsimit të Lartë dhe të Shkencës. Studentët prej disa vitesh mund të ndjekin studimet në programet e nivelit Bachelor, Master në tre fakultetet : Shkenca Shoqërore, Shkenca të Aplikuara dhe Ekonomike dhe Shkenca Mjekësore, por edhe në ciklin e tretë siç janë Doktoraturat dhe Specializimet. Çdo vit, në bilancin e arritjeve, ne kemi ngritje, gjë që na bën krenarë dhe më të përgjegjshëm për të ardhmen.

Ju përgëzoj për zgjedhjen dhe ju uroj: Dalshi faqebardhë !

Prof. Dr. Vera Ostreni

Rektor i “ Albanian University”