Misioni dhe vlerat

Misioni i Albanian University është zhvillimi dhe zgjerimi i kufijve të njohjes përmes arsimit më të mirë, rritjes intelektuale,sociale e kulturore të studentëve, duke kontribuar në dobi të komunitetit me aspiratën e një mjedisi intelektual që nxit mendimin kritik, krijues, me vlera, parime dhe etikë akademike institucionale.

Si një universitet privat por me një mision të rëndësishëm publik, Albanian University stimulon studentët në Zhvillimin e hulumtimeve dhe reflektimeve për çështjet e rëndësishme të komunitetit kombëtar dhe ndërkombëtar, nëpërmjet një arsimimi cilësor dhe programeve moderne të studimit.

Në vazhdim të misionit tonë qëndron ridimensionimi i arsimit universitar, rritja e programeve kërkimore, nxitja e klimës së respektit të ndërsjelltë tek studentët, mbështetje në zhvillimin e ideve të tyre në shërbim të kombit dhe të shtetit, me qëllimin primar përsosmërinë e universitetit dhe bërjen e tij kompetitiv në tregun e punës. Misioni është nxjerrja e një produkti sa më kompaktibël me tregun, në arritjen e targetit themelorë: “Produktit që përparon në tregun e punës, profesionistit ! ”

Në hierarkinë e vlerave të Albanian University, qëndron dimensioni human dhe vullnetarizimi, që përkthehet në përparësinë e vullnetit mbi intelektin dhe veprimit në mendimin intelektual, nëpërmjet një aktiviteti të përbashkët dhe pune të frytshme vullnetare që nxit të mirën e përgjithshme. Albanian University si vlerë, por edhe materialisht, u përket studentëve, pedagogëve, punonjësve dhe të gjithe atyre që kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të kësaj nisme! Objektivat tona janë ambicioze e afatgjata, e bazuar në akreditimin e programeve dhe Statutin e Albanian University, synojmë të sigurojme rritje cilësore në përgatitjen e kuadrove për t’ju përgjigjur ekonomisë së tregut, duke synuar të jemi gjithmonë një qëndër e fuqishme e arsimit jo publik në vend.

Vlerat tek të cilat besojmë:

  • Cilësia në çdo iniciativë akademike;
  • Integriteti dhe korrektësia organizative;
  • Kolegjialiteti dhe pjesëmarrja në vendimarrje;
  • Vullnetarizmi dhe përgjegjshmëria në arritjen e standarteve arsimore;
  • Përgjegjshmëri dhe liri akademike;
  • Ruajtja e etikës dhe krijimi i besueshmërisë.