Konviktet

AKOMODIMI I STUDENTËVE

Për të krijuar kushte sa më të mira për studentët, Albanian University ofron ambiente banimi e studimi shumë afër mjediseve universitare. Janë dy godina banimi, në të cilat banojnë rreth 60 studentë. Apartamentet ndodhen në qendër të Tiranës dhe ofrojnë kushte shumë të mira jetese e sigurie. Studentët gjejnë variacione të dhomave për 1, 2 dhe 3 persona. Pasi vendosin të jetojnë në dhomat e këtyre ndërtesave rezidenciale, studentët lidhin kontratë me Drejtorinë e konvikteve. Në kontratë është parashikuar numri i apartamentit dhe i dhomës, por edhe mënyra se si do të funksionojnë gjatë vitit, marrëdhëniet mes studentëve dhe administratës së konvikteve. Bashkëjetesa e tyre orientohet sipas rregullores së afishuar në çdo godinë. Dhomat janë të mobiluara, të pajisura me televizor. Në katet e çdo godine janë vendosur njoftime, që ndalojnë pirjen e duhanit nga studentët në ambientet e përbashkëta.

Godinat rezidenciale Adresa: Rruga e Kavajës, pranë “Raiffesien Bank”

Konvikti ndodhet në qendër të Tiranës, dhe shumë afër sallave të leksioneve të “Albanian University”. Në këtë konvikt është i instaluar ashensori. Apartamentet janë me dy tualete shumë të mira dhe korridori mund të shfrytëzohet për gatim. Pastrim sanitar për ambientet e përbashkëta. Konvikti ka dhoma dyshe dhe treshe, si dhe plotësohen kërkesat për dhoma teke. Cilësia e punimeve në këtë konvikt është bashkëkohore. Në të gjitha dhomat furnizimi me ujë është 24 orësh, ndërsa dhomat janë të pajisura me ngrohës elektrik. Konvikti ndodhet shumë afër institucioneve kulturore; Bibloteka Kombëtare, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, Muzeu Historik Kombetar, Teatrit Kombëtar, si edhe afër me të gjithë ndërtesat e administratës së lartë. Pranë këtij konvikti ndodhen stacionet e transportit publik qytetas, si dhe në afërsi të tij ka mjedise shlodhëse dhe argëtuese, dhe resorante që ofrojnë çmime të lira në favor të studentëve.

APLIKIMI PËR KONVIKT

Për të qenë sa më afër kërkesave të studentëve, që dëshirojnë të jetojnë në dhomat dhe apartamentet që universiteti ofron, drejtoria e konvikteve vë në dispozicion të secilit person të interesuar, një format aplikimi me të gjitha alternativat e mundshme. Në fletën e aplikimit, që konsiderohet hapi i parë për lidhjen e kontratës, studenti shënon preferencën për dhomën ku dëshiron të qëndrojë, me 1, 2, 3 persona, me ngrohje apo dhomë me ambiet gatimi. Gjithashtu në këtë fletë aplikimi studenti ka mundësinë të zgjedhë dhomë me televizor, ku ndalohet apo lejohet duhani, të ketë afërsi me mensat e resorantet dhe shërbime të tjera si; interneti, ashensori, lavanteri, etj. Pas aplikimit, pasi bihet dakord me shërbimet, studenti lidh kontratën, ku përcaktohet edhe pagesa në varësi të kushteve që ofrohen.

Gjithashtu ju njoftojmë që nga data 1 Mars 2017 ndodhen 2 vende te lira! e-mail: konvikte@albanianuniversity.edu.al