IT

LABORATORËT KOMPJUTERIKË DHE AKSESI NË SISTEMIN E KOMJUTERAVE

Përveç sallës së studimit, që është e lirë për studentët, Albanian University ka Laboratorë të pajisur me teknologjinë më të fundit multimediale. Studentëve të të gjitha viteve, në çdo godinë të Universitetit, u është vënë në dispozicion, Laboratori i Informatikës, Arkitekturës, Financë-Bankës, Web Design, Juridikut dhe Psikologjisë ku mund të kërkojnë, të marrin dhe japin informacione apo materialet që i novojiten sipas kërkesave të programeve akademike dhe ku mund të kalojnë kohën e lirë. Çdo laborator është i pajisur me 25 kompjutera secili, dhe secili me versionet më të fundit të programeve përkatëse, që shfrytëzohen për leksione apo seminare. Po ashtu sallat e leksioneve janë të pajisura me videoprojektorë, me anë të cilave lektorët bëjnë shpjegimin vizual të lëndëve në të gjitha degët. Kjo metodë shoqëron punën dhe shpjegimin teorik. Skematizmi teorik, që shoqërohet nga imazhi audioviziv deskriptiv, mundëson një mësimdhënie bashkëkohore dhe mjaft efektive. Rrjeti i kompjuterave, që përdoren nga studentët, stafi akademik dhe punonjësit e administratës ofron falas shërbimin e internetit në të katër godinat e Albanian University.

Studentëve të Albanian University u jepet mundësia që në website-in e Universitetit duke u pajisur me nga një Kod individual, (account), nëpërmjet të cilit të hyjnë në sistemin informativ akademik dhe personal të tyre. Këto kode u japin akses studentëve për diskutime në forumet e faqes zyrtare të universitetit, që janë pjesë e interesave të tyre si studentë. Gjithashtu studentëve u ofrohet mundësia të informohen në lidhje me gjeneralitetet dhe historikun personal të tyre si student, kalendarin akademik, orarin, periudhën dhe datat e sesionit të provimeve, notat e marra gjatë viteve akademike, takimet e konferencat ku duhet të paraqiten, oraret e kurseve, pedagogët e programit që ata ndjekin, etj. Ky sistem krejtësisht bashkëkohor është një sistëm on-line të dhënash që mundëson lehtësira të mëdha për studentët dhe shmang rrugët burokratike të proçedurave që duhet të ndjekin në institucion për të marrë informacionet që iu nevojiten. Për çdo informacion të mëtejshëm në lidhje me shërbimet IT kontaktoni me, e-mail: admin@albanianuniversity.edu.al