Historiku

HISTORIKU

Albanian University është një institucion privat, i pavarur dhe laik i Arsimit të Lartë!

Licensuar në Prill të vitit 2004, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, ai i hapi dyert në vitin akademik 2004-2005, me kursin e parë të studimeve në Degën e Stomatologjisë, me rreth njëqind studentë. Që në vitin e parë të krijimit të tij, ky institucion vuri në qendër të jetës akademike promovimin e produktit intelektual dhe shkrirjen e mësimit me kërkimin shkencor, e finalizuar me Konferencën e Parë Stomatologjike UFO Dental, e cila hapi siparin e një tradite tashmë të konsoliduar.

Një vit më vonë, ky institucion ofroi diploma universitare dhe në degët; Farmaci, Arkitekturë, Shkenca Juridike, Shkenca Politike. Gjatë këtij viti akademik (2005–2006) ndoqën studimet universitare 600 studentë. Programe bashkëkohore studimi, staf me një formim shumë të gjatë si akademik dhe profesional, kushte infrastrukturore moderne dhe cilësore janë disa nga elementët mbi të cilët u zhvillua Universiteti. Në këtë vit akademik përfundoi dhe përkthimi i plotë i kolanës së literaturës Stomatologjike të marra nga Universiteti Tuft’s i Bostonit, kolanë e cila u botua nga Shtëpia Botuese UFO Press, botime këto që u pasuan me një numër shumë të madh librash në të gjitha fushat e studimit.

Në vitin akademik 2006-2007, Universiteti u plotësua me të tetë degët e tij të studimit; Stomatologji, Farmaci, Arkitekturë, Financë–Bankë, Shkenca Juridike, Shkenca Politike, Psikologji, Shkenca Komunikimi, dhe pranë tij ndoqёn studimet rreth 2000 studentë. Në këtë vit akademik, përveç  plotësimit të detyrave akademike, Universiteti vuri theksin në përfshirjen e akademikëve në debatet dhe çështjet publike. Takimet dhe debatet mbi çështjet e legalizimit të Lobimit dhe evidentimit të grupeve të interesit, ishin hapi i parë drejt të qenit faktor në jetën publike të vendit. Forumet, ëorkshop-et, seminaret, konferencat, debatet kanë përfshirë jo vetëm akademikët, por edhe studentët, si dhe grupet e interesit pjesë të formimit intelektual drejt realizimit të misionit të Universitetit. Në prill të vitit 2007, përveç UFO Press-it, universiteti zgjeron hapësirën e tij publike nëpërmjet televizionit UFO education (tashmë UTË Neës). Ai u ideua si një televizion edukativ në çdo dhënie informacioni. Synimi i tij është formimi kulturor në aspektet politike, artistike, letrare, duke u përpjekur të transmetojë vlerat.

Nё vitin e katërt tё jetës sё tij mori një vlerë dhe kuptim të veçantë, jo vetëm për 3100 studentët që u ulën në auditorët e këtij institucioni, por sepse ishte viti në të cilin u diplomua brezi i parë i studentëve në degën e Stomatologjisë dhe Shkencave Politiko-Administrative. 94 Mjek Stomatologë dhe 26 Politologë, të gjithë tashmë të punësuar, vazhdojnë studimet pasuniversitare brenda dhe jashtë kufijve. Në historikun e Universitetit, në vitin akademik 2007-2008 do të shënohet i pari titull nderi i akorduar nga Senati Akademik,  “Profesor Nderi” Dr. Erhard Busek, pedagog, studiues dhe politikan, një mbështetës i fuqishëm i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Viti akademik 2008-2009, erdhi me prova të reja për Universitetin. Programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë, profilizimi dhe specializimi i studentëve të tij, për t’i afruar sa më shumë me tregun e punës ishin sfidat e reja. Programet e diplomave të nivelit të dytë dhe Master të nivelit të dytë, të gjitha të ofruara nën një projekt specifik “Për Kualifikimin e Administratës Publike”. 600 studentë në këto programe, iu bashkëngjitën 4000 studentëve të ciklit të parë të studimeve, duke e zgjeruar dhe plotësuar komunitetin e U.F.O University. Ky vit finalizohet suksesshëm duke nderuar me titullin ”Doktor Honoris Causa” Z.Gordon Richard England për kontributet e tij në anëtarësimin e Shqipërisë në bashkësinë Euroatlantike.

Viti akademik 2009-2010 ishte viti i konsolidimit cilësor të universitetit, në këtë vit të gjitha programet bachelor dhe programet e integruara të farmacisë, kaluan procesin e akreditimit dhe në vitin 2010 u vlerësuan pozitivisht nga Agjencia Publike e Akretidimit të Arsimit të Lartë.

Viti  akademik 2010-2011, shënoi një vit të veçantë në jetën e këtij universiteti.  Emri i vjetër i universitetit ndryshon nga U.F.O University, në një emër më kuptimplotë që përfaqëson denjësisht  7100 studentë  të Albanian University.

Viti 2011 shënon marrëveshjen në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet universitetit të studimeve të Palermos  dhe Albanian University, Tiranë.  Rektori i Universitetit të Studimeve i Palermos, Prof. Roberto Lagalla dhe Rektori i Albanian University i Tiranës, Prof. Pavli Kongo, konsiderojnë bashkëpunimin ndëruniversitar një mjet të domosdoshëm për njohjen e ndërsjellët të kulturave, për zhvillimin kulturor, shkencor të njohurive dhe shpërndarjen e tyre.

Viti akademik 2011-2012 shënon  një vit të rëndësishëm në jetën akademike të universitetit, sepse në këtë vit akademik hapet cikli i tretë i studimeve ai i specializimeve afatgjata në fushën e stomatologjisë në 8 drejtimet e tyre, ku lëndët e praktikës organizohen me profesorë të huaj. Ky vit shënon edhe një numër të madh aktivitetesh shkencore dhe kulturore në të gjithë departamentet e tij, të pasqyruara edhe në revistën Optime, si dhe një numër i madh ribotimesh dhe botimesh të reja të shtëpisë botuese.

Viti akademik 2012-2013 përbën një vit të rëndësishëm sepse shënon 10 vjetorin e hapjes së aktivitetit të shërbimit privat në fushën e arsimit. Ky vit ofroi edhe një gamë më të gjerë programesh të ciklit të dytë, master profesional në fushën e infermierisë dhe të psikologjisë, sikurse edhe hapjen e programeve të ciklit të tretë të doktoraturave në fushën e shkencave juridike, ekonomike, psikologji, shkenca politike, shkenca farmaceutike, arkitekturë.

Viti akademik 2013-2014 është një vit me arritje të mëdha në fushën e zgjerimit të programeve të studimit ku u licencuan 5 programe te ciklit të parë dhe të dytë dhe 3 programe të studimeve në doktoraturë, gjithashtu po në këtë vit u akredituan 10 programe studimi bachelor të ofruara në filialin e Beratit dhe Tiranës. Ky vit ka qenë një vit i organizimit të aktiviteteve të mëdha shkencore siç është konferenca e parë evropiane e implantologjisë, konferencat ndërkombëtare në fushën e psikologjisë dhe të shkencave politike si bashkëpunime me universitete e tjera publike dhe private në vend.

Viti akademik 2014-2015  mbetet viti i konsolidimit dhe arritjes së standardeve të cilësisë, si në fushën e  mësimdhënies, por edhe në fushën e kërkimit shkencor dhe bashkëpunimeve ndërkombëtare. Universiteti në këtë vit akademik lidhi marrëveshje me universitetin e L’Aquilas me qëllim të shkëmbimit të stafeve akademike, personelit kërkues shkencor dhe studentëve; shkëmbim të publikimeve, materialeve shkencore, projekteve kërkuese, zhvillimin e projekteve kërkimore, organizimin e publikimeve të përbashkëta, konferencave dhe ëorkshopeve etj.

Viti akademik 2015-2016  ka qenë një vit shumë i rëndësishëm gjithashtu meqenëse shënon disa marrëveshje ndëruniversitare në kuadër të bashkëpunimit institucional, jo vetëm në shkëmbimin e stafeve akademike dhe studentore, por edhe  në zhvillimin e përbashkët të kërkimit shkencor.

Universitetet bashkëpunuese janë si vijon: The Corvinus University of Budapest, University of Padova, Facultatea de Medicina Dentara në Bukuresht, Sigmund Freud University në Vienë dhe University of IPUS në Zvicër.

Viti akademik 2016-2017 ka përkuar me ndërmarrjen e disa iniciative akademike. Universiteti ka krijuar zyrën e Projekteve dhe Zhvillimit Shkencor për te nxitur dhe zhvilluar marrëdhëniet ndëruniversitare me institucione dhe akademi ndërkombëtare. Nga iniciativat me te njohura dhe me faktor impakti direkt tek studentet dhe stafet akademike, kjo zyre ka filluar organizimin dhe aplikime përkundrejt programeve te Erasmus Plus, Jean Monnet, Marie Sklodowska Curie si edhe dhjetëra marrëveshje bashkëpunimi direkte me universitete Europiane. Gjithashtu ky vit akademik ka nisur me një prezence te shtuar te AU ne rrjetet sociale. Ristrukturimi i zyrës se Marrëdhënieve me Jashtë i ka dhëne një dimension proaktiv dhe lehtësues marrëdhënies Universitet-Studentë, duke rritur ndjeshëm interesin dhe pjesëmarrjen e publikut dhe trupës studentore kundrejt Universitetit. Krahas zhvillimeve brenda institucionit, Albanian University përfundoi me sukses akreditimin e 29 programeve bachelor dhe master si dhe përfundoi me sukses edhe procesin e vlersimit te jashtëm institucional të vlerësuar nga agjencia akredituese angleze.