Departamenti i Infermierisë dhe Fizioterapisë

Përgjegjës Departamentit:  Ph.D. Xhejni BORSHI

Departamenti i Infermierisë dhe Fizioterapisë është pjesë e Fakultetit të Shkencave Mjekësore. Programi i studimit bachelor në Infermieri është hapur në vitin 2010 ndërsa Programi i studimit bachelor në Fizioterapi është hapur në vitin akademik 2011-2012.

Departamenti i Infermierisë dhe Fizioterapisë ofron këto programe studimi: Bachelor Infermieri, Bachelor në Fizioterapi, Master profesional në Infermieri Kirurgjikale.

Stafi akademik përbëhet nga specialistë të fushës së mjekësisë dhe fizioterapisë të cilët kanë tituj dhe grada të ndryshme shkencore, duke filluar nga profesorë, profesorë të asocuar, doktor, Master shkencor dhe specialist. Eksperienca e gjerë e stafit akademik në fushën e mjekësisë dhe fiziotërapisë tregon për një përgatitje serioze dhe efektive në proçesin e mësimdhënies.

Programi i studimit Bachelor në degën e “Infermierisë” synon të përgatisë student të cilët të kenë përvetësuar njohuritë bazë dhe të nevojshme për të zotëruar kapacitetet që duhet të përbëjnë një infermier të përgjithshëm. Kurrikula që përbën këtë program studimi ka një kohëzgjatje të rregullt tre vjeçare dhe është ideuar që të pajisë studentët në vitin e parë të studimit me njohuritë të lëndëve bazë të çdo fushe të mjekësisë siç janë: anatomia, fiziologjia, biokimia, etj. Krahas këtyre lëndëve të formimit bazë, studentët kanë mundësi të përvetësojnë njohuri të lëndëve integruese, siç janë: statistika, informatika dhe gjuha e huaj, njohuri këto, të cilat do të kompletojnë dijet e studentit në ushtrimin e profesionit. Gjatë vitit të dytë dhe të tretë studentët do të pajisen me njohuri specifike dhe praktike, të cilat do të plotësojnë formimin profesional të infermierit të përgjithshëm.

Programi i studimit Bachelor në “Fiziotërapi” studion lëndë të nivelit teorik dhe praktik të fushës së “Fizioterapisë” dhe fokusi primar është të përgatisë Fizioterapistë të përgjithshëm. Ky program studimi synon të pajisë studentët me njohuri profesionale në ushtrimin e profesionit të fizioterapistit, në një cikël 3-vjeçar studimi, gjithashtu njohuritë e përfituara në studimin Bachelor i japin mundësi studentit të vazhdojë studimet Master.

Studenti i përfiton njohuritë teorike në klasë ku përdoren metoda bashkëkohore për mësimdhënien si dhe ato praktike në qendrat e specializuara në drejtim të fiziotërapisë.

Në përfundim të ciklit 3 vjeçar studentët do të jenë të aftë të aplikojnë metodikat profesionale për trajtimin, parandalimin dhe rehabilitimin në dëmtimet trupore, të patologjive për shkaqe të ndryshme të lindura ose të fituara tek pacientët në qendra të specializuara apo klinika.

Aktivitetet ekstrakurrikulare kanë një gamë të gjerë përfshirje. Në vitin akademik 2012-2013 Departamenti i Infermierisë dhe Fizioterapisë ka organizuar 2 konferenca shkencore në rang Departamenti me tema: “HIV-AIDS, Parandalimi dhe trajtimi”. “Statistika në vendin tonë”, 7 dhjetor 2012 në Tiranë; “Infermieria në kujdesin parësor shëndetësor”, 31 maj 2013 në Berat dhe 1 konferencë shkencore në rang Fakulteti të Shkencave Mjekësore me referime të studentëve në bashkëpunim me pedagogët e departamentit, me tëmë: “Kërkimi shkencor në këndvështrimin studentor”, 10 maj 2013 në Tiranë. Në vitin akademik 2013-2014 Departamenti i Infermierisë dhe Fizioterapisë ka vazhduar me traditën e konferencave shkencore si në angazhimin e studentëve ashtu edhe të stafit akademik. Konferencat e zhvilluara gjatë këtij viti akademik janë: Konferenca studentore me temë “Punimi shkencor në këndvështrimin studentor”, në 25 prill 2014, në Tiranë dhe konferencën e tretë shkencore me temë “Infermieria në kujdesin geriartrik” në 30 maj 2014, në Filialin e Fierit. Ndërsa për vitin akademik 2014-2015 Departamenti i Infermierisë dhe Fizioterapisë ka vijuar më tëj me ecurinë e konferencave shkencore të para në dy këndvështrime si në angazhimin e studentëve ashtu edhe të stafit akademik. Konferencat që u zhvilluan gjatë këtij viti akademik janë: konferenca studentore me tëmë “Sfida të reja në Mjekësinë Moderne”, në 17 prill 2015, në Tiranë dhe konferencën e katërt shkencore me tëmë “Infermieria në kujdesin neurologjik” në 26 qershor 2015, po në Tiranë.  Gjithashtu Departamenti i Infermierisë dhe Fizioterapisë është në përgatitje për konferencat e vitit të ardhshëm akademik 2015-2016. Gjithashtu në të gjitha datat e shënuara që lidhen me shëndetin Departamenti aktivizon studentë për të ofruar shërbime të ndryshme sipas patologjive.

Diploma Bachelor në “Infermieri” përmban njohuritë akademike dhe praktike më bashkëkohore në fushën e Infermierisë. Këto njohuri do t’i shërbejnë studentëve që të forcojnë më tepër sensin praktik të punës. Studentët në fund të programit do të jenë të aftë të ndërmarrin studime të mëtëjshme të avancuara në fusha të specializuara të vlefshme për specifikën shqiptare dhe profesionistët e kësaj fushe në Shqipëri.

Njohuritë akademikë që ofron ky program studimi synojnë të krijojnë krahas modelit të përkujdesjes së infermierisë së përgjithshme edhe pajisjen e studentëve me njohuri në disa fusha specifike të shkencave mjekësore, në mënyrë që ky program studimi të mos orientojë studentin vetëm në tregun e punës por dhe ti krijojë bazat dhe njohuritë për specializime të mëtejshme.