Programi i studimit: Design

Drejtuese për programin e studimit: Msc. Estela KOKALARI

Programi i studimit i Dizajnit është hapur në vitin 2011-2012 si degë e Departamentit të Arkitekturës, me një staf akademik të kualifikuar brenda dhe jashtë vendit, artist dizajner me një karrierë shumë aktive, si në mesimdhënie ashtu edhe në krijimtari artistike të cilët janë të njohur dhe të vlerësuar me çmime të ndryshme në botë me veprat e tyre artistike.

Diploma Bachelor në “Dizajn” i ofron studentit njohuri akademike dhe praktike bashkëkohore. Këto njohuri do të shërbejnë në sensin praktik dhe krijues të studentit, i cili në fund të programit 3 vjeçar, do të jetë i aftë për të vazhduar dhe avancuar njohuritë dhe për ti profilizuar në drejtimet përkatëse të dizajnit siç janë: Dizajni Grafik, Multimedia, Web dizajn, Dizajn Interieri etj, të cilat janë më të kërkuara në tregun e punës në Shqipëri.

Studenti do të përfitojë edukim dhe qasje alternative në fushë-veprimtaritë e zgjedhura si në aspektin e përgatitjes për punësim, ashtu edhe në krijmtari artistike. Do të aftësohen për punë kërkimore-shkencore në leme të ngushta kreative dhe njëkohesisht ata do të përvetësonin metodologji dhe teknika të avancuara me programeve kompjuterike.

Krijimtaria individuale dhe stili kërkimor i studenteve në zgjidhjen e detyrave të parashtruara përcillet hap pas hapi nga pedagogu i lëndës deri në realizimin përfundimtar të detyrave. Puna për realizimin e detyrave praktike të procesit riprodhues realizohet me përdorimin e disa teknikave të njohura figurative, (vizatim, temper, tush, pastel) dhe me programe kompjuterike, (CorelDRAW, Adobe Photoshop, Adobe InDesign, Adobe Ilustrator, etj), të cilat zhvillohen në laborator të kompletuar.

Studentët që mbarojnë programin e studimit Bachelor në “Dizajn” në “Albanian University” janë të përgatitur të punojnë në: Studio dizajni grafik, redaksi të gazetave ditore ose javore, studio televizive në 3D efekte animacion, studio fotografike, studio projektimi interier dizajner, shtypshkronja, shtëpi botuese, individualisht në sektor privat (art studio), web dizajn, në galeri arti etj.