Programi i studimit: Arkitekturë

Drejtuese për programin e studimit:

Programi i Studimit ” Arkitekturë” është pjesë përbërëse e Departamentit të Arkitekturës pranë Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike. 

Departamenti i Arkitekturës fillon aktivitetin e tij me programin e studimit të Arkitekturës në vitin akademik 2005-2006. Zhvillon bashkëpunime me shkolla të të njëjtës natyrë brenda dhe jashtë vendit. Ka bashkëpunim me Universitetin e Pizës duke marrë  lektorë për lëndë të ndryshme që nga viti 2008 e në vazhdimësi. Gjithashtu, ka marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Palermos si dhe hapjen e doktoraturës në Arkitekturë në bashkëpunim me pedagogët e tij. Në kuadër të bashkëpunimit me shkolla të tjera jashtë vendit, në Janar 2013 u hap Cikli i Tretë i Studimeve, Doktoraturë në Arkitekturë.

Programi i Studimit “Arkitekturë” si pjesë përbërëse e “Albanian University” detyrë parësore ka përpunimin dhe trasmetimin e dijeve, progresin e kulturës, përparimin dhe vlerësimin në fushën e Arkitekturës, Urbanistikës dhe Ndërtimit. Ai ndjek me kujdes zhvillimin e shkencës inxhinierike bashkëkohore në përgjithësi dhe përqëndron vëmendjen kryesisht në arritjet në fushën e projektimeve arkitektonike dhe të institucioneve që merren me problemet e arkitekturës në veçanti.