Call for Mobility UNISA

 

Hapet thirrja e parë për aplikim për mobilitet studentësh në Universitetin e Salernos

Hapet thirrja e parë për aplikim për mobilitet studentësh në Universitetin e Salernos (http://web.unisa.it/international), për vitin akademik 2017 – 2018, në kuadër të projektit Erasmus+ për programet e studimit Bachelor në Inxhinieri Kompjuterike, Teknologji Informacioni dhe Inxhinieri Elektronike të Albanian University.

Dokumentat duhet të dërgohen të skanuara brenda datës 20.10.2017 në e-mailin: di@albanianuniversity.edu.al

Dokumentat e nevojshme për aplikim:

  1. CV
  2. Letër motivimi
  3. Listë notash
  4. Certifikata të gjuhëve të mbrojtura (anglisht ose italisht)*

Studentët e përzgjedhur do të njoftohen nga departamenti brenda datës 22.10.2017.

*Pjesa më e madhe e kurseve zhvillohen në gjuhën italiane. Universiteti i Salernos i jep mundësinë studentëve të zhvillojnë përpara fillimit të semestrit një kurs falas të gjuhës italiane, prej 5 ECTS.