Bursat

Promovimi dhe nxitja e studentёve mё tё mirë ёshtё njё tjetёr politikё e Albanian University, duke synuar tё jetё lider nё fushёn e arsimit privat, në pёrgatitjen e elitave tё ardhëshme nё fushёn e politikёs, arsimit, mjekёsisё, arkitekturёs, inxhinierive, drejtёsisë,financёs, menaxhimit, psikologjisё etj.Qёllimi i këtij programi ёshtё tёrheqja e studentёve të shkëlqyer, tё cilёt aplikojnё nё Albanian University, nё tё gjitha degёt e tij, si dhe stimulimin dhe rritjen e cilësisë së mësimdhënie. Studentët që kanë përfituar nga Programi i Ekselencës dhe i Bursave ndër vite janë:

Programi i Ekselencës: Kriteri bazë pёr zgjedhjen e studentёve pёr Programin e Ekselencёs ёshtё mesatarja e studimit nё shkollёn e mesme. Studentёt qё ruajnё tё njёjtёn mesatare (mё tё cilёn u pranuan nё kёtё program) vazhdojnё tё jenë me bursё.Albanian University dёshiron tё vazhdojё traditёn e Programit tё Ekselencёs edhe nё vitet e tjera akademike, si dhe nё vitet e ndёrmjetme pёr studentёt qё kanё njё mesatare tё lartё nё përfundim tё viteve tё studimit, duke i motivuar ata pёr tё vazhduar tё kenё njё performancë tё mirё.Tё tilla programe i shёrbejnё jo vetem eksperiencёs sё universitetit, por edhe motivojnё studentёt nё studimin dhe kёrkimim shkencor.

Bursat e Ndërmjetme: Studentët, që në vitet e para të studimeve universitare arrijnë rezultate të larta përfitojnë 50% dhe 30% zbritje të pagesës vjetore për vitin e ardhshëm akademik. Gjithashtu këtyre studentëve u jepet mundësia, që të punojnë si asistentë të pedagogëve në praktikat mësimore për vitet e para.

Bursa të tjera: Disa bursa ofrohen nga Albanian University, sipas strategjisë së këtij universiteti, për jetimët dhe për studentët, që u takojnë kategorive të tjera sociale.

Albanian University gjatë këtyre viteve në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme ka ofruar dhjetëra bursa për fëmijët e policëve të vrarë, për jetimët, personat me aftësi të kufizuara, komunitetin rom etj.

Studentët që kanë përfituar nga Programi i Ekselencës dhe i Bursave ndër vite janë:

Viti akademik 2008-2009 përfituan:

Bursë ekselence 17 studentë

Bursë 50% zbritje 18 studentë

Burse 30% zbritje 59 studentë

Burse 25% zbritje 2 studentë

Viti akademik 2009-2010 përfituan:

Bursë ekselence 10 studentë

Bursë 50% zbritje 14 studentë

Bursë 30% zbritje 23 studentë

Viti akademik 2010-2011 përfituan:

Bursë ekselence 7 studentë

Bursë 50% zbritje 22 studentë

Bursë 30% zbritje 66 studentë

Viti akademik 2011-2012 përfituan:

Bursë ekselence 4 studentë

Bursë 50% zbritje 10 studentë

Bursë 30% zbritje 47 studentë

Viti akademik 2012-2013 përfituan:

Bursë ekselence 9 studentë

Bursë 50% zbritje 22 studentë

Bursë 30% zbritje 4 studentë

Viti akademik 2013-2014 përfituan:

Bursë ekselence 11 studentë

Bursë 50% zbritje 26 studentë

Bursë 30% zbritje 10 studentë

Viti akademik 2014-2015 përfituan:

Bursë ekselence 7 studentë

Bursë 50% zbritje 24 studentë

Bursë 30% zbritje 9 studentë

Viti akademik 2015-2016 përfituan:

Bursë ekselence 7 studentë

Bursë 50% zbritje 24 studentë

Bursë 30% zbritje 5 studentë

Viti Akademik 2016 – 2017 përfituan:

Bursë ekselence 8 studentë

Bursë 50% zbritje 6 studentë

Bursë 30% zbritje 39 studentë

Bursa sociale 45

Fëmijë jetim     3

Fëmijë polici i rënë në detyrë  5

Student me aftësi të kufizuar 5

Pjesëtar i komunitetit rom      2