Bordi i Administrimit

Bordi i Administrimit është organi më i lartë kolegjial administrativ, i cili garanton përmbushjen e misionit të institucionit të arsimit të lartë, mbarëvajtjen financiare dhe administrative të tij.

 Bordi i Administrimit të AU ushtron këto kompetenca kryesore:

  • garanton qëndrueshmërinë financiare të institucionit të arsimit të lartë dhe përmbushjen e misionit të tij;
  • me propozim të Senatit Akademik, miraton planin strategjik të zhvillimit të institucionit dhe mbikëqyr zbatimin e tij;
  • me propozim të Senatit Akademik, miraton buxhetin vjetor dhe atë afatmesëm të institucionit dhe mbikëqyr zbatimin e tyre;
  • me propozim të Senatit Akademik, miraton numrin e personelit akademik në të gjitha nivelet;
  • vlerëson paraprakisht mbylljen dhe riorganizimin e institucionit të arsimit të lartë, si dhe ndarjen ose bashkimin e institucionit të arsimit të lartë me një institucion tjetër të arsimit të lartë;
  • miraton paraprakisht hapjen, riorganizimin ose mbylljen e njësive përbërëse të institucionit të arsimit të lartë;
  • jep mendim për projekt rregulloren e institucionit dhe miraton rregulloren financiare të tij;
  • përcakton rregullat për shpërndarjen e të ardhurave që siguron institucioni nga ushtrimi i veprimtarive të tij, si dhe mbikëqyr përdorimin e burimeve të financimit;
  • është përgjegjës për caktimin e kritereve e të procedurave për punësimin e Administratorëve dhe personelit administrativ, mbështetur në aktet e institucionit të arsimit të lartë;
  • emëron dhe shkarkon Administratorin e përgjithshëm të AU; Administratorët e njësive kryesore, si dhe personelin administrativ, mbi bazë të propozimeve të Administratorit të SHT;
  • miraton raportin vjetor të veprimtarisë financiare së institucionit, të hartuar nga Rektorati.

Kompetenca të tjera të Bordit të Administrimit janë:

  • i propozon Senatit ndryshime në nivelin e pagave si dhe ndryshimin e tarifës së orës mësimore, pasi i ka miratuar ato paraprakisht në mbledhjen e tij të radhës;
  • I propozon Senatit, ndryshime në nivelin e tarifave te studimit, pasi i ka miratuar ato paraprakisht në mbledhjen e tij të radhës;
  • I propozon Senatit, kategoritë sociale dhe bursat e ekselencës për çdo vit akademik, të cilët përfitojnë bursa studimi, pasi i ka miratuar ato paraprakisht në mbledhjen e tij të radhës;
  • miraton Rregulloren e funksionimit të tij.

Anëtarët e Bordit të Administrimit

1.

Amanda Vrioni

Administrator i Shoqërisë Tregtare UFO shpk

2.

Aida Veliaj

Personel akademik pranë Albanian University, propozuar nga Senati Akademik

3.

Sonila Shamku

Personel akademik pranë Albanian University, propozuar nga Senati Akademik

4.

Silvi Leci

Personel akademik pranë Albanian University, propozuar nga Senati Akademik

5.

Shirin Zaja

Emëruar nga Administratori i Shoqërisë Tregtare UFO shpk

6.

Mirela Keçka

Emëruar nga Administratori i Shoqërisë Tregtare UFO shpk

7.

Aljonka Aliu

Emëruar nga Administratori i Shoqërisë Tregtare UFO shpk