Biblioteka

Në mjediset e Albanian University janë vendosur tri biblioteka, që shërbejnë edhe si salla studimi për studentët. Në to ruhen skedarë me tituj të librave universitarë dhe botime artistike.Në këto bilioteka ka një numër të konsiderueshëm tituj librash, rreth 4109 tituj.

Gjithashtu, pranë departamenteve të veçanta, janë ngritur minibiblioteka të cilat ofrojnë literaturë specifike për studentët e programeve përkatëse

Oraret e punës së bibliotekave në AU janë të disponueshme për studentët nga dita e hënë deri ditën e premte në orën 08.00 – 16.00 si dhe ditën e shtunë ora 08.00 – 12.00;

Studentët regjistrohen në kartelat që iu lejon të marrin librat në ambjentet e sallave të studimit brenda universitetit.

Aktualisht sipas Fakulteteve në bibliotekat e institucionit gjenden:

Biblioteka pranë godinës së AU, Bulevardi Zogu I-rë, që shërben dhe si sallë studimi, ka të skeduar 1972 tituj librash, libra mësimorë, artistikë dhe revista të ndryshme. Koleksioni i librave përmban po ashtu, manuale, artikuj simpoziumesh, fjalorë si dhe artikuj të ndryshëm gazetash të Universitetit. Përkatësisht 178 tituj janë literaturë në gjuhë të huaj, ndërsa rreth 1794 tituj janë literaturë në gjuhën Shqipe.

Biblioteka në godinën e AU pranë “Rrugës së Durrësit”, e cila shërben dhe si sallë studimi dhe interneti ku studentët kanë akses dhe mundësi të zgjerimit të dijeve nëpërmjet sistemit të edukimit “on-line”, ka të skeduar rreth 922 tituj librash, që ndahen sipas degëve, libra studimorë, akademikë, artistike, fjalorë, si dhe revista të ndryshme shkencore, literaturë e huaj, kumtesa konferencash dhe artikuj të ndryshëm gazetash të Universitetit. Përkatësisht, pranë kësaj bibloteke gjenden 1140 libra, prej të cilëve 244 tituj janë literaturë në gjuhë të huaj. Kështu pjesa mëe madhe e titujve janë pjesë e programit akademik të fushës Mjekësore, pjesa tjetër i kushtohet programeve të tjera të studimit që ofron “Albanian University”: Literaturë për Arkitekturën, Ekonominë, Shkencat Juridike, Shkencat Politike, Psikologjinë, Gazetarinë si dhe Donacione të ndryshme .

Biblioteka në godinën e AU pranë “Rrugës së Kavajës”, ka të skeduar rreth 997 tituj librash nga të cilat, 782 libra janë në Gjuhën Shqipe dhe 215 libra në gjuhë të huaj. Literatura është e  regjistruar në inventarin e Bibliotekës kryesisht të degës së Arkitekturës dhe Inxhinierive, si dhe literaturë akademike, artistike, studimore, artikuj në fusha të ndryshme. Në këtë bibliotekë gjenden gjithashtu donacione nga profesorë të shquar shqiptarë, italian dhe nga OSBE.

Punonjëse të Bibliotekës: Linda Karagjozi, Maria Xhani, Griselda Shametaj.