Klinika Universitare

Klinika Universitare, me vendndodhje në godinën e Ish-Gjykatës, është pjesë e rëndësishme e programit të studimit “Master i Shkencave në Stomatologji”.

Mbështet funksionimin e Departamentit, me sallat e mirё-profilizuara. Secila sallë ka specifikat e veta për lёndёn që mbulon, si rrjedhojë, edhe materialet mbёshtetёse për realizimin e punimeve klinike janë specifike, sipas karakteristikave të çdo salle, konkretisht:

  • salla e terapisë (dentisteri e endodonti),
  • salla pedodontisё pёr trajtimin e moshave 3-16 vjeçare;
  • salla e ortodontisё;
  • salla e protetikёs fikse e tё lёvizëshme sё bashku me laboratorin e studentёve;
  • salla e kirurgjisё ambulatore;
  • salla e periodontologjisё dhe e sëmundjeve të mukozave,
  • Sallat e Kirurgjisë Orale dhe Implantologjisë struktura të “Day Hospital” në shërbim të studentëve dhe specializantëve.

Krahas këtyre sallave ekziston edhe salla e ekzaminimit radiografik diital, që ёshtё në ndihmë të studentëve për vlerësimin dhe ekzaminimin e rasteve klinike.

 

Vlen për tu përmendur investimi që është bërë për programin kompjuterik të vlerësimit cefalometrik që i vjen në ndihmë studentëve për vlerësimin, diskutimin, trajtimin e rasteve klinike në fushën e Ortodontisë.

Pajisjet e mjediseve mësimore janë të përshtatshme për mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit dhe objektivat e tij.